TIRANE- Ushtrimi i prostitucionit në disa prej rrugëve të Tiranës prej kohës është kthyer në një shqetësim për qytetarët. Në disa prej akseve kryesore çdo natë mbildhen vajza që janë gati të kryejnë marrëdhënie kundrejt pagesave që variojnë nga 2 mijë lekë deri në 5 mijë lekë. Shumica e tyre janë meshkuj të shndërruar në femra.
Kanë qenë pikërisht vetë qytetarët ato që kanë denoncuar në Shqiptarja.com dhe ReportTV këtë fenomen shqetësues që prej kohësh ndeshet çdo mbrëmje pas orës 23:30 në rrugët e kryeqytetit.
ReportTV bëri një vëzhgim në disa prej këtyre akseve ku më së shumti ushtrohet prostitucioni më saktësisht në zonën pas Pallatit të Operas dhe Baletit si dhe përgjatë Bulevardit Zogu i Parë me vajza të shumta dhe meshkuj të shndërruar në femra që shesin trupin e tyre të ndihmuar edhe nga errësira në rrugë.
Madje gjatë ushtrimit të prostitucionit ato janë edhe nën monitorimin e tutorëve që i shfrytëzojnë.
Në orët pas mesnate, kamerat e Report TV kapën dhe momentin kur një patrullë policie i bënte thirrje këtyre vajzave të largohenin nga rruga.
Por sapo patrulla u largua ato u rikthyen sërish në vendin e tyre të punës. Por kur identifikuan grupin tonë të xhirimit teksa i filmonte, nuk nguruan të hidhnin ofendime.
Ky rast i shfrytëzimit të prostitucionit nuk është i vetmi në kryeqytet pasi edhe më parë janë evidentuar raste të tjera të shfrytëzimit për prostitucion. Rasti më i fundit ka të bëjë me rrjetin e prostitucionit ku ishte i përfshirë dhe Hermes Nikaj i njohur si “Zogu i Tiranës” që në këtë rrjet luante dhe menaxherit e ku i siguronte klientëve vajza të moshave nga më të ndryshmet që kryenin mardhënie seksuale kundrejt pagesave.
Po z Tom eshte ne projekti e qeverise me koncesion ose me P P P per HAPJEN e kuplarave ne Tirane dhe Me emodhjja do jete ne surrel
PërgjigjuIshalla i shko n’men qeverise t’hapi ca kuplara si n’hollande apo n’gjermoni, apo n’belgjike..1 here ne 6 muj kontroll te detyrushem mjeksor plus ca taksa t’perditshme ne ndihme te buxhetit t’qytetit..asnjoni nuk hy n’qorrsokak dhe robt kryjne nevoja pa merak.
PërgjigjuSa mire 2 mije leke te vjetra. Hahahahaha
PërgjigjuProstitucioni eshte profesioni me i vjeter ne bote dhe nuk ka polici ne bote qe ta ndaloj.Edhe ne vendet me te zhvilluara te botes policia nuk ben dot asgje pasi nuk mund ti arrestoj vajza,djem apo trans qe qendrojn ne trotuare pa bezdis kalimtaret.Mjafton te thon "JAM NE PUNEN TIME DHE PO PRES NJE SHOK APO PO BEJ NJE XHIRO PER QEFIN TIM" dhe policia nuk ka si ti arrestoj.Edhe po hipen ne makin me ndoken mund te thon eshte nje shok.Policia mund te arrestoj boset permes pergjimeve por jo ato qe qendrojn ne trotuar.Kjo ndodh ne gjith boten.
PërgjigjuSi ti futen civilet ne rolin e klienteve te gjithe mrena shkojne per prostitucion por sja vle me harxhu gjithe ate kohe me kto. Mos fol kot sben dot gje policia.
Rama perversi e ka fajin
Përgjigju