Maks (Maksim) Merkaj, njeriu që prokuroria e Vlorës vendosi ti sekuestrojë disa ditë më parë, një anije peshkimi, një skaf, një vilë trekatëshe, 4 automjete dhe pesë apartamente, po përballet me disa akuza të rëndë në gjykatën e Vlorës. Kjo pasi prej gushtit të 2018 autoritet e drejtësisë Italiane kanë refuzuar të kërkojnë ekstradimin e Merkaj në Itali, duke sjellë në Shqipëri dosjen penale kundër tij, pasi gjykata e Venezia e ka dënuar në prill 2001 me 17 vite burgim, por nga ky dënim italianët kanë përcaktuar se Merkaj duhet të vuajë 14 vite burgim.
Veprat penale për të cilat akuzohet Merkaj janë ato të “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “Rrëmbim personi”, “Marrëdhënie Seksuale me dhunë” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”. Sipas dosjes së prokurorisë italiane, Merkaj gjatë viteve 1999-2000 është marë me aktivitet kriminal në disa zona në Itali, ku ka shfrytëzuar si prostituta disa vajza. Këto të fundit janë rrëmbyer dhe përdhunuar dhe më pas janë nxjerë në rrugë, për të ushtruar prostitucion dhe të gjitha të ardhurat financiare që ato nxirnin, ia dorëzonin Maks Merkaj.
Me këto shuma fiannciare, Merkaj ka filluar të investojë në Shqipëri, duke blerë apartamente, mjete lundrimi, anije peshkimi e automjete luksoze, që përllogariten në 1.5 milion euro. Por tashmë të gjitha këto pasuri janë sekuestruar nga prokuroria e Vlorës, e cila shumë shpejt pritet të nisë procedurat gjyqësore të konfiskimit të pasurisë së bllokuar. Nga ana tjetër Merkaj vijon të përballet në gjykate për procedurat e njohjes së vendimit Italian, ku është dënuar me 17 vite burgim.
cfare shkruani pa i njohur njerzit o shkerdhata
PërgjigjuMaksi eshte super djal dhe nuk ja bere asgje nga keto qe thuhen
PërgjigjuNese ka Zot dikund - ja kthen te gjitha ne femij nese ka.
PërgjigjuKaciaj mase te vdesin femijet dhe familja
ana te ka mar motren apo mamin prostitute ky
PërgjigjuJo shoqja ana mos ki merak. Fli e qetë.
O fundërinë. Burgim të përjetshëm duhet për ty o kriminel.
PërgjigjuAna o shkerdhat