Kristjan Asllani

Protagonist për Interin dhe notën më të lartë, Kristjan Asllani: Po fitoj gjithnjë dhe më shumë besim

11 Janar 2023, 20:20
  • Share

Inter fitoi dje 2-1 me Parmën pas 120 minutave lojë dhe kaloi në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë. Në këtë duel nga minuta e parë luajti për vendasit edhe Kristjan Asllani, mesfushori i Kombëtares. Djaloshi ishte protagonist në golat e Lautaros dhe Acerbit, me aksionet që nisën nga këmbët e tij. Pas ndeshjes, Asllani ka thënë se minutat në fushë i japin më shumë besim.

"Jemi të lumtur për kualifikimin në fazën tjetër. Jam i kënaqur që u dhashë një dorë shokëve të mi të ekipit. Gjithmonë jam përpjekur të jap më të mirën time për klubin ku luaj”,  tha fillimisht djaloshi nga Elbasani.

Asllani ishte lojtari më i mirë sipas votave në rrjetet sociale, teksa mori notën 8.0 (më të lartën) edhe nga SofaScore.

“Ne erdhëm nga një pjesë e parë e nënshtruar, por gjithmonë e zotëruam topin. Parma u mbrojt mirë, fati ynë ishte që gjetëm golin në fund. Pas golit të pësuar ata ulën ritmin dhe gjeta më shumë hapësirë në lojë. Ndihem mirë, jam i lumtur dhe këto ndeshje më ndihmojnë të fitoj gjithnjë e më shumë besim, më ndihmojnë të përmirësohem”, përfundoi Kristjan Asllani.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?