Protesta e 7 tetorit me skenar sekret, Berisha: 21 janari u ndërtua mbi një mashtrim! Beteja nuk ndalet gjer në krijimin e qeverisë teknike

4 Tetor, 15:00| Përditesimi: 4 Tetor, 20:51

  • Share

Tirane- Në prag të protestës së 7 tetorit, ai lë surprizë skenarin, por thotë se do të përdoret çdo mjet i mos-bindjes civile.

“Qytetarët ditën e hënë, ora 18:00 do të tregojnë guximin dhe do të shprehin revoltën e tyre me të gjitha mjetet e mosbindjes civile. Beteja jonë nuk ndalet gjer në krijimin e qeverisë teknike.”, tha Berisha.

Përveç aferës “Partizani”, prej të cilës Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, SPAK tashmë në duar edhe një provë të fortë në hetimin e “21 janarit” si krim të pazbardhur shtetëror, urdhrin e pretenduar të drejtuesit të gardës për të qëlluar me plumba realë mbi protestuesit.

Edhe 13 vite më pas, Berisha i qëndron akuzave ndaj Edi Ramës, në atë kohë lider i opozitës në protestë e sot kryeministër.

“21 janari u ndërtua mbi një mashtrim, falsifikim dhe etje gjakësore për pushtet të Edi Ramës dhe bandës së tij.”

Sot në opozitë, e në prag të një proteste të paralajmëruar, Sali Berisha thotë se 7 tetori nuk do të ketë asgjë të ngjashme me 21 janarin, edhe pse thotë se do të përdoret çdo mjet i mos-bindjes civile.

“Ajo që qytetarët do bëjnë ditën e hënë, do të tregojnë guximin, do shprehin revoltën e tyre me të gjitha mjetet e mosbindjes civile. Pra, paralelizma, e para shkon drejt të shkuarës, kjo e dyta shkon drejt të ardhmes”

Ndër të tjera Berisha ka pasur një mesazh për Policinë e Shtetit.

“Mjerë ai që provokon qytetarët. Ky është mesazhi ynë për çdo narkokomisar, narkopolic apo narkoqeveritar”, u shpreh kreu i PD-së, Sali Berisha.

Në konferencë online, Berisha komentoi edhe refuzimin e institucioneve të drejtësisë për ekspertë te Komisioni “Xhafaj”, situatë pas së cilës tha se sheh një luftë klanesh për të treguar në dukje pavarësinë nga Edi Rama.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hitler: 05/10/2024 20:48

    Yyyy sa klysha te kuq ka ky portali. Po mir mo cdo qytetar i rrepublikes se shqipris ka drejt te thoj cte doj mund te bej cte doj te djegi te shkatrroi tju vrasi dhe ju qe komentoni ktu , ne fund le te paguaj si e parashikon ligji , ju trimat e xha jahos pse trrembeni , dilni vet e mbroni EdRamen pse doni tjua mvroj policia ? FLAAAKENNNN TYMIN , ZJARRIN TJU VEJ.

    Përgjigju
  • Taven Veri: 05/10/2024 08:28

    O qeni bastard maloku hajdut kriminel Sali wc ja qeveris teknike do i hash mutin. Vetėm tē jet IDJOT Edi Rama tē japi ty qeveri teknike. Ti e ke vēndin nē biruc mor qen i ngordhur.

    Përgjigju
  • redi: 05/10/2024 08:16

    Sali je i pakorigjueshem ! Ti ben presion policise se shtetit po vepruan ? Po destabilizove shtetin me klanin tend me firce do te pergjighet shteti dhe do shtosh dishet. Prandaj protesto sipas kushtetutes se nuk te pyet njeri me

    Përgjigju
  • Iris: 05/10/2024 02:13

    E nxorre koken me ne fund,nuk eshte Salianji,por QEVERIA TEKNIKE! Mbaj frymen Sali,por mbaje gjate!

    Përgjigju
  • Tedi: 04/10/2024 17:13

    Sa do që të lehesh ti populli nuk del për bythen tënde se e ke gati sapunin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?