Bardhi: Autorët e protestës së 8 janarit nuk fshihen, të mbajnë përgjegjësi! Kemi përdorur vetëm fikse zjarri! Policia u vonua 40 minuta

14 Janar 2022, 13:58| Përditesimi: 14 Janar 2022, 16:23

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, pasi doli nga Prokuroria e Tiranës deklaroi për mediat se ka sqaruar me detaje atë që ndodhi në protestën e dhunshme më 8 janar. Bardhi theksoi se brenda selisë së PD-së nuk është gjendur asnjë send i paligjshëm ndërsa theksoi se ka sqaruar në prokurori se policia ka ndërhyrë 40 minuta me vonesë.

Gazment Bardhi: Sot jam thirrur të dëshmoj për ngjarjen e dhunshme të datës 8 janar në selinë qendrore të Partisë Demokratike. Ka vijuar një bashkëpunim i joni me prokurorinë që në momentin e parë të ngjarjes në selinë qendrore dhe sot i jam përgjigjur dhe kam dhënë shpjegime për çdo çështje të kërkuar nga organi i prokurorisë. Duke nisur me momentin kur protestuesit mësynë në selinë qendrore të Partisë Demokratike, kontaktet që kam patur me Policinë e Shtetit dhe sigurisht çfarë ka ndodhur në katin e dytë në selinë qendrore. Kam kërkuar dhe vijoj të kërkoj zbardhjen e plotë të çështjes si dhe vënien përpara përgjegjësisë të një prej autorëve të një prej akteve më të paprecedenta të ndodhura në 31 vite demokraci ku një grusht njerëzish me në krye Sali Berishën sulmuan selinë e partisë së tyre.

Pyetje: Kush janë autorët sipas jush zoti Bardhi?

Gazment Bardhi: Autorët fatmirësisht as nuk fshihen, as nuk skuqen dhe as nuk zverdhen. Sali Berisha ka marrë autorësinë e një akti të dhunshëm ndaj selisë qendrore të Partisë Demokratike bashkë me një pjesë tjetër e individëve të përfshirë në këtë krim janë vetë identifikuar dhe  unë pres nga Prokuroria pa asnjë hezitim pavarësisht nga statusi shoqëror që ka secili prej tyre të vendosë përpara përgjegjësisë penale autorët e atij krimi të paprecedentë në 30 vite demokraci.

Pyetje: Zoti Bardhi ngritur një akuzë se policia ka reaguar me vonesë. A mund të na thoni se në çfarë ore e keni kontaktuar policinë në datën 8 janar?

Gazment Bardhi: Kam informuar edhe sot zyrtarisht prokurorinë e Tiranës që Policia e Shtetit në numrin e kontaktit të vendosur zyrtarisht në dispozicion nga policia është njoftuar në orën  12:27 minuta. Ka patur një komunikim të vijueshëm. Kam telefonuar më shumë se 7 herë zyrtarët më të lartë të Policisë së Shtetit dhe ndërhyrja e tyre ka qenë me rreth 40 minuta vonesë nga momenti i njoftimit nga Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike.

Pyetje: Lëndën që është përdorur nga brenda selisë së Partisë Demokratike, a keni dhënë shpjegime se çfarë lënde është konkretisht?

Gazment Bardhi: Po kam dhënë shpjegime të plota mbi çdo ç’është për të cilën prokuroria ka patur pyetje përfshirë edhe lëndën që ju pyetët dhe kam rikonfirmuar atë që besoj se tashmë është e njohur publikisht se e vetmja lëndë e gjendur në mënyrë rrethanore në selinë qendrore të Partisë Demokratike kanë qenë fikëset e zjarrit.

Pyetje: Zoti Bardhi ka pasur një listë të personave që kanë qenë brenda selisë së Partisë Demokratike brenda protestës dhe nëse po e keni dorëzuar ju atë në prokurori?

Gazment Bardhi: Ka patur një listë të cilën policia dhe prokuroria e ka hartuar vetë ditën e ngjarjes. Siç ju jeni në dijeni, ditën e ngjarjes policia dhe prokuroria kanë ardhur në selinë qendrore të Partisë Demokratike dhe çdo person që ka qenë brenda selisë I është nënshtruar një procesi të plotë regjistrimi dhe më pas një kontrolli fizik. Listat ndodhen në dosjen që disponon prokuroria.  Kam dhënë deklarime për çdo çështje për të cilën unë jam pyetur nga organi I prokurorisë. Nuk ka patur asnjë sulm nga asnjë person nga brenda selisë. Sigurisht ka patur akte vetëmbrojtjeje për të ndaluar turmën dhe protestuesit e dhunshëm të futen në ambientet ku po zhvilloheshe mbledhje, në katin e dytë në selinë qendrore të Partisë Demokratike. Për këtë episode kam dhënë sigurisht edhe shpjegimet e mia në prokurori.

Pyetje: Janë identifikuar këtë persona?

Gament Bardhi: Kjo është një pyetje që do të duhet të pyesni prokurorinë. Në dijeninë time nuk kanë asnjëri prej tyre të paktën nga aq sa kam ndjekur dje caktimin e masave në gjykatë. Nuk ka asnjëri prej tyre asnjë precedent penal.

Pyetje: A ju pyetën prokurorët në lidhje me pretendimet për njerëz të armatosur brenda selisë?

Gazment Bardhi: Po dhe kam dhënë shpjegime të plota në lidhje me këtë ç’është dhe kam rikonfirmuar atë që në fakt kryeprokurorët kanë qenë dëshmitarë bashkë me mua që çdo person që ka qenë brenda selisë qendrore të Partisë Demokratike i është nënshtruar një kontrolli fizik sikundër çdo ambient i brendshëm i selisë qendrore të Partisë Demokratike i është nënshtruar këqyrjes dhe kontrollit nga ana e prokurorisë. Dhe ripohoj përpara opinionit publik atë që në fakt prokuroria pohoi në seancë gjyqësore gjatë caktimit të masave. Asnjë send i ndaluar nuk është gjetur në ambientet. Dhe ripohoj përpara opinionit publik atë që në fakt prokuroria pohoi në seancë gjyqësore gjatë caktimit të masave. Asnjë send i ndaluar nuk është gjetur në ambientet të brendshme të selisë qendrore të Partisë Demokratike.


Lajmi kryesor:

Protesta e dhunshme 8 janarit, Basha pas dëshmisë në Prokurori: Të hetohet Berisha, organizoi dhe urdhëroi dhunën! Bardhi: Dyert e blinduara në PD, sa të jetë e nevojshme


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?