‘Protesta e Berishës para Kuvendit dështim i paralajmëruar’, Lapardhja në Report Tv: Raporti Berisha-Bardhi ‘i nderë’! Meta ka hallin e vet

19 Dhjetor 2023, 20:03| Përditesimi: 19 Dhjetor 2023, 20:33

  • Share

Kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit të deputetit ndaj Sali Berishës, me qëllim kufizimin e lirisë së këtij të fundit, ka trazuar ujërat në kampin e Rithemelimit dhe ka aktivizuar sërish ish-kryeministrin, i cili është duke bërë tentativat e fundit për të shpëtuar nga drejtësia.

Protesta e tij para Parlamentit, ditën e hënë, si një formë presioni ndaj Këshillit të Mandateve, para mbledhjes së tij, u duk e vakët dhe jo aq e furishme, siç shprehet Berisha sa herë që paralajmëron protesta, e aq më tepër mosbindje civile.

Për të komentuar mbi zhvillimet e fundit në kampin e Rithemelimit, i ftuar në “Sot Live në Shqipëri” me Nertil Agalliun në Report Tv, ishte analisti dhe pedagogu Namir Lpardhaja.

Lapardhaja u shpreh se Berisha çdo ditë po tregon me lëvizjet e tij politike se shpallja non grata nga SHBA ishte diçka e drejtë dhe shtoi se produkti i vetëm politik i ish-kryeministrit kohëve të fundit, ka qenë shkatërrimi i opozitës dhe intimidimi i organeve të drejtësisë.

“Sali Berisha po dëshmon përditë arsyet se pse u shpall non grata nga SHBA me të gjitha qëndrimet e tij, me të gjitha veprimet e tij dhe me të gjithë ligjërimi9n e tij. Pra ai u shpall non grata për 3 arsye kryesore, e para për korrupsion madhor, e dyta për shantazh të sistemit të drejtësisë, e treta për mbrojtje të njerëzve të tij të afërt nga sistemi i drejtësisë. Pra SPAK-u dhe Gjykata e Posaçme është duke e hetuar atë korrupsion në rastin e aferës së Klubit Partizani, aferë për të cilin ai po hetohet bashkë me dhëndrin e tij, por që minimi i demokracisë dhe shantazhin ndaj drejtësisë ai është duke na e treguar përditë. Ai ka minuar demokracinë shqiptare duke e lënë praktikisht vendin pa opozitë, sepse në dy vite i vetmi “bilanc i Berishës” është shkatërrimi i opozitës dhe shkatërrimi i PD-së, si dhe e dyta duke sulmuar mëngjes e mbrëmje prokurorë be gjykatës që po hetojnë çështjen e tij. Ky është një precedent i paparë dhe i padëgjuar më parë”,- tha Lapardhaja.

Mungesa e deputetit Gazment Bardhi, si dhe deputetëve të tjerë që ndjekin këtë të fundit, në protestën e thirrur nga Berisha, para Kuvendit, sipas analistit tregon se raporti i tyre është “i nderë” dhe thekson se të dyja palët tregojnë mungesë perspektive në lëvizjet e tyre politike.

Lapardhaja e cilësoi një dështim protestën e Berishës para Kuvendit

 

“Përsa i përket raportit të tij me Gazment Bardhin dhe grupin e tjerë të deputetëve të cilët ditën e djeshme nuk kanë marrë pjesë, është një raport në gjykimin tim poshtërues nga të dyja anët. Ata sigurisht që nuk e duan njëri tjetrin, raporti i tyre është i nderë por duke qenë se ty dyja janë pa perspektivë dhe pa kurrë farë të ardhme Berishës i duhen deputetët e Bardhit dhe Gazment Bardhit për të treguar që ai ka shumicën në Parlament, ndërkohë që deputetët e Bardhit dhe mbështetësit e tij janë në një situatë që hedhin gurin dhe fshehin dorën ashtu siç bënin me shkresën e tyre ndaj Gjykatës Kushtetuese që kërkuan me shkresë për të pezulluar çdo vendim ndaj Sali Berishës ndërkohë që të nesërmen, madje që atë ditë e mohuan në media deri sa doli shkresa zyrtarisht”,- tha pegagohu.

“Pra protesta e djeshme ishte në dështim i paralajmëruar”,- theksoi ai.

Apatizmi i kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës, gjithashtu është një tregues i qartë i raportit të këtij të fundit me ish-kryeministrin, sipas Lapardhasë. Ai thotë se Meta ka një axhendë tjetër politike nga ajo e Berishës, si dhe parashikon përballjen e tij me drejtësinë.

“Ilir Meta ditën e sotme ka pasur një takim pikërisht për të treguar që ka një axhendë tjetër nga ajo e Sali Berishës. Pikërisht ditën e djeshme nuk ka qenë te protesta asnjë prej deputetëve të Ilir Metës, përveç Petrit Vasilit, i cili dhe ai ka qëndruar shumë pak kohë në protestë dhe pastaj ka ikur. Sigurisht që ka një moskoordinimin total qoftë të Metës qoftë të Berishës, por Meta në këtë situatë siç e shoh unë ka hallet e veta, që me sa duket dhe ai do ta ketë të afërt ditën e përballjes me drejtësinë”,- tha analisti.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?