Protesta e dhunshme e Berishës, Frrok Çupi: Ishte sulm ndaj SHBA, mbeti si sorrë e vetmuar në mes të oborrit! Ai ka pasur gjithmonë grupin e vetë terrorist brenda PD

8 Janar 2022, 15:50| Përditesimi: 8 Janar 2022, 15:53

  • Share

Analisti Frrok Çupi e konsideroi protestën e dhunshme të thirrur nga Sali Berisha një sulm ndaj PD dhe vetë SHBA për të shfryrë inatin se pse e shpalli "non grata". Në një intervistë për Report Tv, Çupi tha se sot Berisha humbi dhe mbeti vetëm.

"Ai ishte një sulm nuk ishte një protestë, ka një koncept tjetër protesta, ka një synim të dobishëm, ka një filozofi. Ai ishte një sulm për të shkatërruar zyrat e PD dhe shkrehur inatin e Berishës ndaj SHBA që e shpalli "non grata". Sot ishte fundi i Sali Berishës dhe i fundi i dhunës. Kjo që ndodhi sot tregoi se sa e vogël është bërthama e dhunës në Shqipëri, brenda PD ka një bërthamë terrorizmi, por që pak nga pak po ulet dhe po harrojmë kohën e tmerrshme të Berishës që gjithçka e zgjidhte me dhune, grushte shteti, vrasje njerëzish dhe djegie qytetesh. Sot mbeti si sorrë e vetmuar në mes të oborrit të PD, askush nuk mund ta marrë seriozisht", tha Çupi.

Çupi tha se brenda PD ka pasur gjithmonë persona të dhunës dhe sipas tij Berisha është kujdesur gjithmonë që t'i mbledhë këto persona të krimit rreth vetes.

"Basha ka fjetur me Berishën kanë të njëjtat pleshta. PD që nga 96-97 ka një bërthamë shumë të egër terrorizimi brenda në parti dhe Berisha ka qenë shumë i kujdesëm që t'i mbledh këto njerëz brenda vetes dhe t'i manipulojë si terroristë. kushdo që ka qenë intelektual në PD, është jashtë PD, fatmirësish janë gjallë, të tjetër janë vrarë nga Berisha. Ai u tërbua se i doli duarsh grupimi i tij i zjarrit, i doli duarsh partia e tij. Basha është një prej bashkëpunëtorëve në krim dhe është pjesë e familjes Berisha dhe është forca e Bashës që të shkëputet prej kësaj situate", tha Çupi.

Si parashikohet e ardhmja e Partisë Demokratike, për Çupin e rëndësishme është që Lulzim Basha të shkëputet nga berishizmi, pasi në të kundërt partia do të ketë luftë brenda vetes dhe do të shkrihet.

'PD është e helmuar nga berishizmi, pjesa që mori sot me vetë është fshatare dhe e prapambetur. Nëse vazhdon kështu PD do të ketë papë luftë civile brenda vetës dhe një ditë do të shkrihet. Basha ka të njëjtën retorike si Berisha dhe nëse nuk ndahet nga ky stil nuk kemi asgjë. Berisha është i përjashtuari i të gjitha vlerave që ka kombi", tha ai

Sali Berisha dhe militantë e tij zhvilluan 3 orë 'betejë', ku përmes dhunës kërkonin të merrnin selinë blu, por në fund nuk ia arritën qëllimit. Militantët shqyen dyert e jashtme të selisë, por nuk depërtuan më shumë se sa deri te kati i parë për shkak se nuk mundën të shpartallonin dyert e blinduara.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Like: 08/01/2022 17:07

    O rroku ti deri dje ke ngrene ne te njejten greç me salqenin. O jashteqitje futu brenda e mbylle zullapen

    Përgjigju
  • SUM KAPUÇ REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 08/01/2022 16:35

    Hiku koha e kriminelit hajdut malokut salmut bershura. Populli Shqiptar është cilivizuar në kulm njerzit jan bër të zgjuar. Ska më kok pa lar e debel për sekretarin e partis malokun salmut. Rroft Shqipria rofshin Shqiptarët kudo që jan në Bot.

    Përgjigju
  • Eri: 08/01/2022 16:02

    Kir shikoj kete sorren mediatike me kap e qeshura. Hakde anal-ist hajde.

    Përgjigju
    • tirona: 08/01/2022 16:24

      O eri shko futi nai teke , debil...

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?