Protesta e dhunshme e Opozitës, Policia shoqëron 3 të dyshuarit e parë! Ministri Hoxha dhe kryepolici Proda shkojnë te Trauma, vizitojnë policët e plagosur (VIDEO)

7 Tetor, 22:02| Përditesimi: 7 Tetor, 23:09

  • Share

 

Protesta e dhunshme e opozitës la pas shkatërrime dhe të lënduar në më pak se 4 orë protest me lëndë djegëse deri në Molotov.

Por teksa ekspertët kanë nisur këqyrjen në vendngjarje dhe hetimet për të gjitha vatrat ku u sulmua, njoftohet edhe shoqërimi i 3 personave të parë të dyshuar si protestues, që janë identifikuar në sulmet e mësipërme te kryeministria, Bashkia, PS-ja, Ministria e Brendhsme dhe më tej. Mësohet se dy prej tyre janë izoluar te Komisariati nr. 1 dhe njëri te Komisariati nr. 3 në Tiranë.

Gjithashtu bëhet me dije se ministry i Brendshëm Ervin Hoxha dhe kryepolici i ri Ilir Proda, kanë shkuar sot për tek Spitali i Traumës, për të vizituar efektivët e lënduar gjatë protestës. Raportohet se 10 prej tyre morën dëmtime, teksa ka të shtruar 3 të Trauma, 2 te QSUT dhe 1 te Sanatoriumi, të gjithë pa rrezik jete.

1728331469_hoxha.jpg

Ministri Ervin Hoxha, sot te Spitali i Traumës


Lajmi kryesor:

'Mosbindja civile' e PD-së zgjat vetëm 3 orë dhe nuk paralizon as Tiranën! Sulmohet me molotov selia e PS, Kryeministria, ministritë e Bashkia! Më pak protestues se u paralajmëruan


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?