TIRANË- Sot është zhvilluar sërish protesta e radhës së opozitës para bashkisë së Tiranës, ku janë hedhur akuza në drejtim të zëvendës kryeministres Belinda Balluku.
Opozita kërkon që Prokuroria e Posaçme të hetojë zëvendës kryeministren, pasi sipas PD menaxhon 75% të buxhetit.
‘Sot më shumë se kurrë, ka nevojë që ne të qëndrojmë përballë aferave kriminale dhe korruptive, sepse sot nuk ka drejtësi, sepse sot gjyqtar, nuk ka prokuror që i del përballë pushtetit, sepse Skapi i partisë dhe partia janë një.
A e patë se si Skapi shpëtoi Olta Xhaçkën dhe burrin e Oltës. A e patë sesi Spaki nuk e heton Ballukun, nuk e heton për asnjë gjë, edhe pse ka 75% të buxhetit të shtetit, a e keni parë se si Skapin, ky vemja i bashkisë i quan kolegë, a e keni parë se si Skapi arreston çdo punonjës të bashkisë përvec kryetarit të tyre, Erion Veliaj.
Këta kanë hallin të shpëtojnë paratë. Shikoni pavarësisht arrestimeve të bëra për inceneratorin, a është konfiskuar ndonjë lek, a i kemi marrë paratë ne që shkojnë 80 mijë euro në ditë për Erion Veliajn, pronarin faktit, për Edi Ramën.
Çfarë është ky dënim, kjo burgosje dhe paratë nuk janë. Ato janë veç për sy e faqe, që të dalin disa pseudo analistë që paguhen nga pushteti dhe të thonë se, ja u bë drejtësia sepse janë arrestuar nga PS dhe prandaj po arrestohet lideri i opozitës.’- tha Klevis Balliu, gjatë fjalës së tij në protestë.