Në orën 17:00 pritet të nis protesta e opozitës, e cila do të bllokojë disa akse rrugore në vend.
Sakaq, Partia e Lirisë ka bërë me dije se si do të shpërndahen degët e partisë në rrethrrotullimet e vendit.
Ndarja e degëve të PL-së sipas segmenteve është si më poshtë:
- Segmenti “Casa Italia - Sheshi Shqiponja”: (Degët e Tiranës dhe Qarkut Dibër)
- Rrethrrotullimi Milot:
(Degët e Qarkut Kukës, Shkodër dhe Lezhë)
- Rrethrrotullimi Shkozet:
(Degët e Qarkut Durrës)
- Rrethrrotullimi Bradashesh:
(Degët e Qarkut Elbasan dhe Korçë)
- Rrethrrotullimi Rrogozhinë:
(Dega Kavajë, Rrogozhinë, Lushnje dhe Divjakë)
- Rrethrrotullimi Levan:
(Degët e Qarqeve Fier, Vlorë, Berat dhe Gjirokastër)
Lajmi kryesor:
LIVE- Protesta e opozitës/ Noka përplaset me policinë tek sheshi 'Shqiponja'! Me makina luksoze e goma të djegura bllokojnë rrugët nacionale! Kërkojnë qeveri teknike e lirimin e Berishës
G.K/ReportTv.al