Protesta e opozitës shtyn për të dielën ndeshjen Tirana-Luftëtari

15 Shkurt 2019, 12:11| Përditesimi: 15 Shkurt 2019, 12:14

  • Share

Protesta e opozitës shtyn për të dielën ndeshjen e Kategorisë Superiore mes Tiranës dhe Luftëtarit.

Nga klubi bardheblu njoftojnë se takimi i parashikuar për t’u zhvilluar të shtunën në orën 17:00 në stadiumin “Selman Stërmasi” do të luhet të dielën pra një ditë më pas.


Të shtunën opozita do të zhvillojë protestë tek Kryeministria dhe efektivët e policisë janë të angazhuar në këtë aktivitet.

Kjo bën të pamundur që sipas rregullit Policia e Shtetit të jetë e pranishme në ambientet e jashtme të stadiumit “Selma Stërmasi”. Për këtë arsye është vendosur që Tirana-Lufëtëtari të luhet të dielën.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?