Protesta e studentëve, 9 masat e mençura që duhet të merren

13 Dhjetor 2018, 19:46| Përditesimi: 13 Dhjetor 2018, 19:48

  • Share

E ndërsa protesta e studentëve po mbyll ditën e dhjetë, akademiku Artan Fuga shprehet se tani ka nevojë për masa të mençura.

C'të bejme? 

Per mua tani ka nevoje per masa të mencura:

1. Krijimi i një keshilli emergjence prane ministrise te arsimit ose edhe me lart per reformimin e arsimit te larte.

2. Pergatitja e nje samiti a kongresi per arsimin e larte me te gjithe aktoret e interesuar sociale e politike dhe intelektuale te vendit. Urgjent.

3. Amendime te ligjit per arsimin e larte

4. Perpunimi i shpejte i modelit të universiteteve publike shqiptare

5. Pezullimi i te gjithe bordeve universitare dhe agjencive të ministrisë per nje kohe te dyte derisa te perpunohet modeli i ri i administrimit.

6. Pranimi i pageses me keste i detyrimeve financiare te studenteve

7. Pranimi i perpunimit te nje ligji te integrimit te shkences dhe kultures e dijes ne shoqëri e sotme shqiptare.

8. Planifikimi i nje studimi mbi gjendjen e arsimit te larte ne Shqiperi dhe paraqitja e tij si nje plan masash Kuvendit te Shqipërise.

9. Bashkia Tiranë të ktheje ne destinacionin e perdorimit te aseteve te UT qe i jane uzurpuar ne menyre arbitrare.

Komento

Komente

  • Erik: 14/12/2018 23:25

    Profesori edhe pse s’e do hiç Ramen, duket se ka besim se vetem KM me radikalitetin e tij mund ta nderroj rroten e ndryshkur te qerres se universitetit. Ndryshe nga nje pedagog militant si Mark Marku, qasja e Fuges ndaj situates eshte konstruktive per t’u lavderuar. Eshte ajo qe pret shoqeria pas shkundjes qe i ben studentet trupit ne agoni te arsimit te larte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?