Protesta e studenteve

Protesta e studentëve, tani ka nevojë për masa të mençura

8 Dhjetor 2018, 12:51| Përditesimi: 8 Dhjetor 2018, 12:56

  • Share

Ç'të bëjmë?

Të rregullohen kushtet në konvikte? Po sa për qind e studentëve gjejnë një vend në konvikt, a e dini? Sa është qeraja e dhomës, a e dini?

Të ulen përgjysmë tarifat? Kjo do t'i degradonte kushtet e studimeve dhe cilësinë e mësimdhënies si edhe gjendjen e pedagogëve. Me gjysëm çmimi do të blenin domate të kalbura. Kjo masë nuk mjafton!

Të marrin pjesë studentë në borde? Por ato borde janë jofunksionale me ose pa studentë, i kanë degraduar universitetet shqiptare. Jane pa asnjë legjitimitet.

Duhen kërkesa të vërteta që zgjidhin çështjet!

Per mua tani ka nevojë për masa të mençura:

1. Krijimi i një këshilli emergjence pranë Ministrisë së Arsimit ose edhe më lart për reformimin e arsimit të lartë.

2. Përgatittja e një samiti a kongresi për arsimin e lartë me të gjithë aktorët e interesuar sociale e politike dhe intelektuale të vendit. Urgjent.

3. Pranimi i amendimit të ligjit për arsimin e lartë, që e pranon ose jo ndonje fletushkë shërbëtore propagandistike people, është ai baza e të gjitha të këqijave që ka mbërthyer shkollën e lartë.

4. Përpunimi i shpejtë i modelit të universiteteve publike shqiptare.

5. Pezullimi i të gjithë bordeve për një kohë të dytë derisa të përpunohet modeli i ri i administrimit.

6. Pranimi i pagesës me këste i detyrimeve financiare të studentëve.

7. Pranimi i përpunimit të një ligjii të integrimit të shkencës dhe kulturës e dijes në shoqërinë e sotme shqiptare.

8. Planifikimi i një studimi mbi gjendjen e arsimit të lartë në Shqipëri dhe paraqitja e tij si një plan masash Kuvendit të Shqipërisë.

9. Bashkia Tiranë të kthejë në destinacion përdorimin e aseteve të UT që i janë uzurpuar në mënyrë arbitrare.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?