Ish-kryeministri Sali Berisha

Protesta e thirrur nga ish-kryeministri, Mero Baze: Berishën sot praktikisht e kanë hedhur në Lanë

8 Janar 2022, 14:59| Përditesimi: 8 Janar 2022, 15:03

  • Share

Gazetari Mero Baze ka komentuar protestën e thirrur sot nga ish-kryeministri Sali Berisha. Përmes një statusi në rrjete sociale Mero Baze shprehet se Berisha është i vetëm dhe sot praktikisht e kanë hedhur në Lanë.

“Tani i vetëm para derës. Më kujton skenën e filmit për Këshilltarët e Hekalit që pret ta pushkatojnë. Por ndryshe nga fundi tyre heroik këtë sot praktikisht e kanë hedhur në Lanë. Ashtu siç mund të bëhesh kur të hedhin në Lanë”, shkruan Baze.

Militantë të Sali Berishës kanë 'pushtuar' katin e parë të godinës, duke shqyer derën kryesore dhe thyer xhama. Ata kanë marrë katin e parë, ndërkohë që kanë tentuar herë pas herë të shkonin edhe në katin e dytë ku ishte Basha me të tijtë. Teksa dhuna po intensifikohej Lulzim Basha kërkoi ndihmën e policisë, e cila i është përgjigjur menjëherë duke marrë në kontroll situatën. Policia ka rrethuar me shirit 'skenë krimi' godinën.

Në deklaratën e tij të fundit në protestën e dhunshme që thirri sot, Sali Berisha i kërkoi militantëve të tij sakrifica 'në rrugën që kemi për të bërë'. Ai tha se protestat nuk do të ndalen dhe se qëllimi është rikthimi i PD në pushtet me votën e lirë.

Komento

Komente

  • dref: 08/01/2022 17:46

    ymer qe ti lepihesh dhe lulit do te thote se ku kan mberritur legenat e edi rames, i lepihen dhe lulit

    Përgjigju
  • Oooo: 08/01/2022 17:21

    Cfar tmerrit 30 vjet permenet dhe i kushtohet vemenje Sali Berishes-40 vjet Enver Hoxha e njejta skene,lodhje nervash humje durimi dhe i njejti person kriminel,qe kerkon gjakderdhje me cdo kusht!dhe populli harron kur ne 97 organizoi luften civile veri-jug itesh fut ne sherr antart e te njejtes parti kur der dje kan ken tan bashk.

    Përgjigju
  • Begu: 08/01/2022 15:41

    Qe ne vitin 1990 mesht dashur te hidhet ne Lane,pas ketij viti eshte dashur te vendoset ne kafaz te 313 ne Tirane.Keto leshime po i kushtjone shqiptareve dhe Shqiperise tash 30 e sa vjet me kete njeri shume te demshem per shtetin dhe kombin.Kete po e perkrahin vetem ajo cukel njerezish qe kane kryer krime,kane vjedhur e vrare dhe mendojne ti ndihmojne te shpeton B..then Salihu dhe ata pas by..thes se tij te shpetojne nga ndeshkimi per krimet e kryera

    Përgjigju
  • LORA: 08/01/2022 15:31

    Deri me sot i ishin sulur dhe shkelyer Shqiperine. Sot jane nje hap para;i jane sulur e pervluan "shtepine" e tyre.Vetem te cmendurit i vene flaken shtepise se tyre . Qofte i shenjteruar vullneti i 25 prillit 2021, i shumices se cilesuar dhe patriote shqiptare.

    Përgjigju
  • andeta: 08/01/2022 15:21

    ymer sot je de jure dhe llomotites i lulit. komplimente per detyren e re we te ka dhene partia.

    Përgjigju
    • Gjergj: 08/01/2022 16:07

      @andeta. Ymeri, nuk e ka problem, pèr kè llomotit. Nèse degjenerimi i klasès politike, gjen mèshirim tek Sali Berisha si eksponent dhe frymèzues i kètij deformimi,,ai i gazetarisè, ka Ymerin si shembull. Tè dy kèta, i bashkon shumè mè tepèr sesa i ndan. Lana, duhet tè ketè vènd pèr tè dy, ma merr mèndja.!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?