Altin Goxhaj dhe Gentjan Gjonaj, militant i PD-së

Kronikë
Tirana

Protesta kundër rritjes së çmimeve dje në Bulevard, nisin hetimet për 4 organizatorët! 'Dora e fshehur' e Berishës dhe prania e PD pa flamur

7 Tetor 2021, 13:48| Përditesimi: 7 Tetor 2021, 14:42

  • Share

TIRANË- Protesta e djeshme, mbajtur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit nuk ka pasur zyrtarisht një organizator, megjithatë, Policia ka njoftuar se ka vënë në hetim 4 persona, si të dyshuar si drejtues të saj. Sipas bluve të kryeqytetit, ato kanë penguar në mënyrë të paligjshme rrugën, si pjesëmarrës dhe organizatorë. Po ashtu, po punohet për shoqërimin e tyre.

"Më datë 06.10.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasve, N. L, V. K, A. G dhe E. K, pasi në bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, kanë bërë bllokimin në mënyrë të paligjshme të rrugës, duke penguar qarkullimin e mjeteve, të identifikuar si pjesmarrës dhe organizatorë", njofton Policia.

Ndonëse lindi si një protestë qytetare, duket se Sali Berisha nuk ka nguruar që të fusë duart, i fshehur pas milItantëve të thekur të Partisë Demokratike dhe mesa duket skenari ishte i qartë. Për të treguar se kjo protestë nuk ishte e organizuar prej tyre, futën në Bulevard një të ri me flamurin e PD-së dhe më pas ishin të tjerë protestues që e larguan me argumentin se “politika nuk dihej përfshirë”. Megjithatë, në realitet fatkeqësisht nuk rezultoi kështu. Kjo sepse një nga protestuesit që mbajti një fjalim me megafon, mes një lumi akuzash për qeverinë, ishte Gentjan Gjonaj me origjinë nga Mati dhe që jeton në Tiranë.

Emri i tij është i njohur ndër radhët e protestuesve besnik të Partisë Demokratike, një mbështetës i Sali Berishës, pjesëmarrës në çadrën e opozitës që ka qenë i ndaluar “për shkatërrim prone” për protestat e PD-së. 

Të mërkurën, qindra qytetarë iu bashkuan protestës për rreth 60 minuta kundër rritjes së çmimeve. "Unë vendos, unë them jo" kanë qenë brohorimat e qindra qytetarëve të mbledhur dje para Kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve. Shtrenjtimi i bukës, i ushqimeve, i karburantit, si dhe dyfishimi i çmimit të gazit, por po ashtu edhe paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama se mund të ketë një shtrenjtim të çmimit të energjisë elektrike, për shkak të krizës globale, i ngriti në protestë me qindra qytetarë. Ato e kanë lënë që të takohen sërish të hënën në orën 17:00 për të protestuar. 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Me Me: 08/10/2021 20:19

    O njerez shkrimi nuk kritikon protesten. Kritikon kte opoziten tone medioker qe nuk len proteste qytetare pa fut hundet e kerkon te marre atributet qe i takojne popullit qe ka dale aty. Neser pasneser me te tille individe te infiltruar ngrihet Sala e thote e organizova une. Ose ata Krricat e Vokshat qe bejne foto a thua sikur e bene ata protesten. Na dalin si lidera. Kauza eshte OK dhe dakort me protesten por kur shihni individ te tille thojini Largohu nga Partia e pastaj hajde protesto si qytetar. Se nate dite te dalin ne shesh Vokshat e Belind Krricat e Salat nuk i beson njeri qe dalin si qytetare te thjeshte aty nen siglen e nje partie te caktuar. Dorzo te gjitha funksionet e dil protesto sa tduash si qytetare.. U bo protesta Studenteve kerkun ta privatizoje kjo opozita felliqur, behet protesta astirit PDja prap, behet kjo PDja prap. Kur nuk cohen 2 3 njerez PDja flen gjume. Del neper konferenca hedh shashka e fle gjume. Nuk eshte opozite kjo mer shok. Opozita duhet ta tundi qeverine. Jo me gure tu demtu pronen publike qe riparohet me taksat tona as me Babalet po me Fakte reale, shembull konkret Murrizi qe denoncoi tenderin e uniformave.. Ku ishte Pdja? Apo vl ditet shahen e naten ndajne pazaret.

    Përgjigju
  • Klodi: 07/10/2021 16:54

    Po pse nqs jane te PD nga Rusia vijne kta!! Te PD nuk paguajne drita apo ndjejne rritje cmimesh? Apo ata nuk quhen sikur jane pjese e ketij popolli!! Ja fusni kot me kto kendveshtrime PD/PS

    Përgjigju
  • Turi: 07/10/2021 15:23

    Diktature po behet cdo dite , po arrestohen njerez me preteksin se i organizon PD por ne te vertete njerezit po vdesin nga rritja e cmimeve dhe nuk i plas kujt te bej politike prandaj ngrihuni o njerez per te drejtat tuaja dhe mos ecni mbas bindjeve politike se ketyre as qe u bie ndermend se njerezit po vuajne shikojne te gjithe si te mbushin xhepat te majte apo te djathte

    Përgjigju
  • Shkodra: 07/10/2021 14:50

    Neni 55

    Përgjigju
  • agim: 07/10/2021 14:17

    Vazhdon propaganda. Jane rrit cmimet e naftes dhe bukes. Arsye e forte per proteste dhe kerkese per llogaridhenie. E kujt i plasi se ka njerez te sales ne proteste. Jeni thjesht ndyresira te gjitha mediat qe nuk flasin

    Përgjigju
  • Asllan: 07/10/2021 12:18

    Kur bëhet fjalë për protesta për karrige nuk shkon njeri në hetim, kurse kur proteston robi për rritje çmimesh se po na rrjepin të gjallë, ka hetim. Shtet policor? Apo shtet demokratik!!?

    Përgjigju
  • Alma: 07/10/2021 12:11

    Or plehra, nuk e mbysni dot zerin e popullit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?