Protesta kundër SPAK, precedent i rrezikshëm

17 Dhjetor 2023, 19:54| Përditesimi: 17 Dhjetor 2023, 19:55

  • Share

Protesta kundër SPAK-ut për të mbrojtur Berishën, i hap rrugë që nesër të bëjnë të njëjtën gjë Veliaj, Rama, Meta, Kryemadhi, apo kushdo tjetër që ka disa vetë që e ndjekin nga prapa. Lërini të korruptuarit të përballen vetë me drejtësinë.

Nëse marrin pafajësi, janë të nderuar, ndërsa, nëse dënohen, le të vuajnë për zullumet e tyre. Por mos u bëni pjesë e këtij pisllëku të madh. Nuk është betejë e njerëzve të ndershëm dhe të lirë, por e të korruptuarëve dhe pengjeve të zullumeve të tyre.

Nuk është betejë për demokraci, por për të mbajtur drejtësinë larg oborrit familjar. Njerëzit e thjeshtë e bëjnë gjumin e qetë, këtyre ua kanë prishur gjumin mëkatet e mëdha 30-vjeçare. Precedenti i të protestuarit për të mbrojtur të korruptuarit, është një ogur i keq për Shqipërinë. Precedenti i përballjes së dinosaurëve të korrupsionit 30-vjeçar me drejtësinë, është një lajm i mirë për Shqipërinë.

Nëse prokurorët dhe gjykatësit nuk shantazhohen sot nga Berisha, nesër Veliajn, Metën dhe Ramën nuk do t’i kenë fare në konsideratë. Rruga është e hapur, precedentët e mirë do të shërbejnë për punë të mira, ashtu sikurse precedentët e këqij do t’i hapin rrugë shtimit të zullumit në të ardhmen.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lumi: 17/12/2023 23:19

    E ca behet. Si ore mos protestohet kunder SPAK? Mos jane gje shenjtore a si? Madje ata jane kategoria me e larte e te korruptuarve nder shoket prokurore e gjyqtare meqe pasi falsifiluan dynjane u ben gati per "veting". Si ore mos protestohet??? Rama deri me sot ka shperdoruar miliarda euro, mijra prone publike, miliarda para droge pastruar nen "vijen" e tij, sistem partial ilegal "patronazhimi" e per mos folur per pislliqet e degjenerimit te opozites! Ta arrestonte Salen sa te dilte nga shpia ne flagrance!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?