Protesta kundër vizitës së Bashës, Kapllanaj: 20 veta, janë detyruar nga telefonata e Berishës mbrëmë në orën 23:00

16 Janar 2022, 12:32| Përditesimi: 16 Janar 2022, 15:58

  • Share

 

Kreu i PD në Fier, Agron Kapllanaj tregoi se sipas tij protesta jashtë takimit që po zhvillon Basha me demokratët në Fier janë të detyruar nga Sali Berisha. Sipas tij mbrëmë Berisha ka marrë në telefon ish-kreun e PD dhe e ka urdhëruar.

"Mbrëmë në orën 11 të natës, Berisha e ka marrë ish kryetarin e PD në Fier dhe i ka thënë do i nxjerrësh se s’bën. Ata që janë atje jashtë, ata 20 veta ishin të turpëruar sepse nuk duan të jenë aty por janë të detyruar. Por për mua, Berisha i përket të shkuarës dhe ne nuk duhet të flasim më për të. Unë kam vendosur të shoh para që PD të vijë në pushtet ndaj të vetmit armik të këtij vendi që është Edi Rama", tha Kapllanaj.


Lajmi kryesor:

Basha në Fier: Shqipëria nuk i takon më 3 dinozaurëve të tranzicionit! E shkuara le të vejë në djall! I thashë Berishës që t'i thërriste mendjes por e kaloi vijën e kuqe (VIDEO)


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?