Protesta në PD, Toni Gogu: Dhuna fizike të largohet nga partitë politike, përgëzoj policinë për ndërhyrjen! Mungesa e një opozitë nuk na pengon të shfokusohemi nga punët tona

12 Janar 2022, 18:46| Përditesimi: 12 Janar 2022, 19:28

  • Share

Protesta e dhunshme e Sali Berishës për të marrë selinë blu, për deputetin socialist Toni Gogu është një sjellje që është e huaj për qënien njerëzore dhe aspak qytetare. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarët Megi Sotiri dhe Arbër Hitaj, deputeti Gogu tha se mjeti i agresionit fizik duhet të largohet një orë e më parë nga partitë politike dhe ndërsa thekson qe vetëm bashkëbisedimi është zgjidhje në politikë. I pyetur në lidhje me reagimin e Policisë së Shtetit, Gogu përgëzoj efektivët, dhe theksoi shteti ka për detyrë që të ndërhyjë për të quajtur qetësinë publike.

'Dhuna gjithmonë është një gjë e huaj për qënien njerëzore, për bashkëjetesën, njerëzore për qytetin, prandaj është krijuar politika bashkëbisedimi, na merr ne njerëzit dhe na barazon me një pjesë tjetër të krijimit që janë kafshët. Dhuna krijon një gjë jo të mirë, jo vetëm kur shikon kolegët e tu, por edhe si qytetarë. Gjithmonë kur eksportojmë dhunë dhe jo tolerancë, dialog, ne humbasim pikë. Ne shqiptarët dhe ballkanasit kemi prodhuar gjatë dhunë dhe ne kemi nevojë të prodhojmë dashuri. Mjeti i agresionit fizik duhet të largohet një orë e më parë nga partitë politike, por edhe nga qytetarët. Nëse shteti nuk mbron jetën e një qytetari të cilit i rrezikohet jeta nuk ka nevojë që të egzistojë.  Shteti duhet të ruajë qetësinë publike. Në rastin konkret atje po ushtrohej dhunë ndaj disa qytetarëve të Republikës së Shqipërisë të cilët kërkuan ndihëm e shtetit dhe policia u përgjigj, mua si anëtar i komisionit të sigurisë më vjen të përgëzoj punën e policisë dhe me paanshmëri për mbrojtjen e qytetarëve. Shteti mbrojti jetën e tyre.’- tha Gogu.

Tashmë opozita për Gogun nuk është aq konstruktive sa duhet për vendin, por kjo nuk e shfajëson qeverinë që të shfokusohet nga problematikat e përditshme të qytetarëve.

‘Puna që ne kemi ndërmarrë ka të bëjë me besëlidhjen që kemi me zgjedhësit. Na mungon opozita konstruktive, por kjo nuk na shfajëson që ne të shfokusohemi.’- tha Gogu.

Duke u ndalur tek sfidat e qeverisjes së mazhorancës socialiste për këtë vit, Gogu tha se ato janë tre, mbyllja e gjurmëve të tërmetit, kriza energjetike, si dhe pandemia.

‘Sfidat e PS-së tashmë janë publike dhe një pjesë ka filluar zbatimin. Janë tre sfidat të së ardhmes të cilat janë të mbivendosura mbi plagët e së sotmes. Mbyllim këtë vit gjurmët e tërmetit, pandemia dhe si dhe kriza energjetike.’- tha Gogu.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?