Protesta të dhunshme kundër masave shtrënguese në Napoli: Nëse nga mbyllni prap, na paguani (VIDEO+FOTO)

24 Tetor 2020, 09:43| Përditesimi: 24 Tetor 2020, 09:56

  • Share

NAPOLI- Qindra qytetarë kanë shpërthyer në protesta në Napoli kundër masave të COVID. Kjo erdhi pas deklaratës së presidentit, Vincenzo De Luca për një tjetër mbyllje të vendit. Një gjë e tillë është kundërshtuar nga dhjetëra qytetarë në protestë ku pasi edhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Këta të fundit hodhën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, por nuk mungoi edhe kundërpërgjigja. Protestuesit dogjën koshat e mbeturinave, hodhën shashka, sulmuan makinat që ishin të parkuara...e gjitha skena ngjante si fragmente të shkëputura nga një fragment lufte, e përshkruajnë mediat vendase.

Në një kohë kur duhet të shmangen grumbullimet, qytetarët janë mbledhur në shesh ku i thonë presidentit "Nëse na mbyll, na paguaj".

VIDEO- Trazirat nga qyteti i Napolit

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?