Protestat te Unaza e Re/ Policia: Kush bllokon rrugën nga 8 tetori dënohet me burg (Ja ndryshimi në Kodin Penal)

29 Shtator 2019, 10:23| Përditesimi: 29 Shtator 2019, 19:20

  • Share

TIRANE-10 muaj pas bllokimit të rrugës cdo mbrëmje tek Unaza e Re nga protesta e banorëve të Astirit policia vendos të ndërhyjë për të zhbllokuar këtë aks. Burime nga polica thanë për ReportTv se me ndryshimet në kodin penale të cilat hynë në fuqi më 8 tetor 2019 kjo situatë nuk do të tolerohet më.

Deri më tani sipas kodit penale dënimet për vendosje pengesash në rrugë ishte dënim me gjobë ose burgim si dhe goditja e punonjësit të policisë.

Ndërsa kodi i ri parashikon dënim me burg kush godet punonjësin e policisë si dhe pengimin e qarkullimit po me burg. Banorët e zonës së Astirit protestojnë pasi sipas tyre dëmshpërblimi për prishjen e banesave dhe bizneseve për ndërtimin e aksit Unaza e Re-Astir-sheshi Shqiponja është në vlera të ulta.

Protesta e tyre prej kohësh është mbështetur edhe nga partia Demokratike ndërsa prej disa muaj ish deputeti Klevis Balliu është i vetmi që ka qëndruar me ta në cdo dite edhe përgjatë bllokimit të qarkullimit të lëvizjes për mjetet.

Punimet në këtë aks rrugorë janë bllokuar ndërsa ende tenderi për kompletimin e unazës nuk është finalizuar i plotë pasi për disa lote ka pasur anulim. Bllokimi i rrugës në këtë pjesë të unazës ka sjell disa herë edhe përplasje të qytetarëve me protestuesit ndërsa ndërhyrja e policisë është kundërshtuar cka solli edhe ndalimin e ish deputeti Balliu dhe disa banorëve, të liruar më pas nga gjykata.

 
Neni i vjeter i Kodit Penal 
 

 
Neni i ri i Kodit Penal

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • memento mori: 29/09/2019 19:10

    bravo ju shqiptareve te varfer qe kerkoni kthimin e emigranteve ne atdhe. kerkoni denimin maksimal per ata qe helmojne njerzimim me drog madje edhe per ata qe i kthejne lulishtet ne pallate.

    Përgjigju
  • Anjeza: 29/09/2019 16:04

    PRISHJANI SHTEPITE KETYRE PLEHRAVE,,,DHE TE IKIN NGA KANE ARDHUR PLEHRAT.....

    Përgjigju
    • Besa: 29/09/2019 21:46

      Ja ke fut kot plake/o

  • usa shqiptar: 29/09/2019 14:36

    cas bohet kshu erdha nga usa per pushime cdo dite mba ores 5 skishe burre nene de kalohej nga astire per ne pjesen tjeter te tiranes , turp per shtetin qe lene nje grup uzurpatoresh te tallin b* me njerezit

    Përgjigju
  • Sokoli: 29/09/2019 13:49

    DIKTATURA NUK KA BRIRE QE TE DALLOHET KESHTU FILLOJNE ME NDRYSHIMIN E KODIT PENAL PER ELEMINIMIN E PROTESTAVE TE POPULLIT PROTESTA ESHTE E VETMJA RRUGE PER MBOJTJEN E DEMOKRACISE PA PROTESTA KY POPULL I ESHTE INSTALUAR DIKTATURA KOMUNISTE E TIPIT R. R .

    Përgjigju
  • Geni: 29/09/2019 12:39

    Ore ndryshoni nenin se duket i njejte ca ndryshimi ka neni copy paste vetem gjer eshte bere deri... o gazeta a ju ben pershtypje

    Përgjigju
  • koli: 29/09/2019 12:35

    Keshtu behet shtet.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?