Protestuesit nga sheshi Skëndërbej janë nisur drejt Kryeministrisë. Ndryshe nga ditët e tjera numri i protestuesve është më i ulët dhe protesta po zhvillohet si një marshim paqësor. Në videon dhe fotot e siguruara nga Report Tv shikohet protesta me pamje nga lartë, ku numri i protestuesve është më 'i vakët' dhe se protesta ka nisur të zbehet në ditën e saj të 5-të. Ajo që nisi si protestë për vrasjen kundër Klodjan Rashës, sot kërkohet t'i jepet fund dhunës policore dhe të largohet Ardi Veliu.
Lajmi kryesor:
Protesta zbehet në ditën e 5-të! Tensione te Drejtoria e Policisë, protestuesit tentojnë të çajnë gardhin metalik te pema e Vitit të Ri, hidhet gaz lotsjellës! Disa të shoqëruar
//ReportTv.al