Protestat e opozitës/ ‘Nuk i del e keqja nga humbja’, Veliaj ironizon Këlliçin: Kush nuk mbaroi as shkollën e tij, do humb sërish

10 Shtator, 15:18| Përditesimi: 10 Shtator, 15:42

  • Share

Protestave të opozitës para bashkisë për dorëheqjen e tij, kryebashkiaku Erion Veliaj ia dha përgjigjen nga inspektimi i një kopshti të ndërtuar nga e para në Tiranë.

“Me kopshte dhe çerdhe jemi sot dita me natën me ata që djegin goma dhe nuk u del e keqja nga humbja e thellë që pësuan. Duhet të kuptojmë se fitorja vjen me këto punë. Kush nuk ndërtoi asnjë shkollë apo nuk mbaroi as vetë shkollën e tij, më vjen keq, por njerëzit nuk janë budallenj”.

Nga kopshti i ri “Ylberi” i cili mirëpret çdo ditë 180 fëmijë nga njësia numër 1, Veliaj risolli në vëmendje gjendjen në të cilën ndodheshin objektet arsimore në Tiranë në 2015-ën kur mori bashkinë.

“Ne gjetëm 3 mijë fëmijë që merrnin shërbime në kushte skandaloze. Është po e njëjta Tiranë dhe sot kemi 17 mijë fëmijë, më shumë se 5-fishi”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, u shpreh se ka pasur rekord kërkesash për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet publike të kryeqytetit, por prioritet do të kenë familjet me ndihmë ekonomike.

 “Kush i ka rrogat e larta, i ka mundësitë edhe për në privat, pavarësisht se sot publiku është bërë shumë herë më mirë se privati”.

Në Tiranë, së shpejti do të ndërtohet një qendër e re për autizmin, e cila do të jetë në ndërtesën e rrënuar të ish-qendrës “Pëllumbat” që i ka kaluar në pronësi Bashkisë së Tiranës, pranë Ambasadës Amerikane.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?