Sociale

Protestat e pedagogëve, diskutime në Report Tv Kovaçi: Nëse s’na plotësohen kërkesat s’fillojmë vitin akademik, s'duam politikë në tubime! Xhixho: Arsimi, prioritet

27 Shtator 2022, 19:14| Përditesimi: 27 Shtator 2022, 19:44

  • Share

Arsimi, një tematikë e cila ka bashkuar zërat e tri përfaqësuesve në Studio Live nga gazetari Arbër Hitaj ka sjellë një diskutim konkret në panelin e Report Tv. Me një përfaqësues të studentëve, Rigers Xhemollari një të pedagogëve Sandër Kovaçi dhe të deputetes së partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në fokus të diskutimit pasditen e kësaj të marte ishte kthesa që duhet të marrin universitetet.

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Kovaçi kërkoi një investim 0.3% të GDP për kërkimet shkencore si dhe një sërë kërkesash të tjera.

‘Ne kërkojmë rritje 5% në mënyrë që t’i afrohet Kosovës, pra 30% dhe 50 % vitin e ardhshëm/ Dhe ne kuptuam që ministrja e Arsimit nuk kishte tagër për këtë. Ne e kemi me fakte që duhet. Nuk kemi patur një indeksim që prej 14 vitesh vetëm një i lehtë në 2014 por i pamjaftueshëm.

Ne mendojmë që së pari duhet të investohet në universitete pasi të rinjtë po ikin. Kërkimi shkencor, kemi kërkuar 0.3% GDP pra krijohet baza premisa, 35 milionë euro. Bëhet fjalë për kërkim shkencor në tërësi. Kemi pritur që të bëhet një kthesë rrënjësore dhe mesa duket ministrja nuk e kupton, por kjo është emergjente.

Llogarita e orës mësimore sa i përket pagesës, në Shqipëri është i vetmi vend që shkon ora 5 euro, ndërkohë që po more një hidraulik për një orë të merr 35 euro.

Meqenëse në takimin e parë u vendosën për shqyrtim disa pika. Promovimi akademik për doktoratat, ndërkohë që s’kanë qenë të hapura që prej 2013. Sa i përket fondeve dhe transparencës të universiteteve ministrja tha që do komunikohet që të ketë transparencë.’-tha Kovaçi.

Ndërkohë për deputeten Erisa Xhixho arsimi është primar dhe vendimet e qeverisë nuk janë gjë tjetër veçse tregues i një mospërfilljeje. Xhixho gjithashtu shtoi se do i mbështesë në parlament ashtu siç ka vepruar edhe më parë.

‘Janë shumë të drejta shqetësimet e pedagogëve, mendoj që janë kërkesa kanë një vijë logjike dhe janë të zbatueshme. Buxhetin për universitetin ne e kemi më të ultët në rajon. Ky është një premtim i harruar dhe është tregues që nuk i kushtojnë rëndësi. Çfarë ndodhi me paketën e rezistencës në prill? Tregon me disa vendimmarrje të kësaj qeverie që jo vetëm që nuk reflekton tregon që kemi 50 mijë të rinj më pak se 8 vite më parë.

Në parlament do i mbështes se e kam bërë që në krye të herës. Ne mendojmë që në këto krize është investimi në arsim. Qoftë e interpelancat qoftë diskutimet do jenë prezentë në parlament.’- tha Xhixho.

Për përfaqësuesin e studentëve Rigles Xhemollarin nuk duhet të hesht askush për këtë ‘zgjim’ të pedagogëve, ata që nuk mbështesin këtë nismë nga bota akademike nuk janë të pastër, theksoi Xhemollari.

Më në fund pedagogët u zgjuan. Nuk duhet të heshtin sot, as dekanët, as rektorët’- tha Xhemollari.

Pyetje: Po pse heshtin ata?

Sepse nëse nuk je i pastër do heshtësh!- tha Xhemollari.

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve u shpreh i qartë se nëse pedagogët nuk marrin një zgjidhje konkrete, pas protestës së dytë nuk ka fillim të vitit të ri akademik. Kovaçi gjithashtu u tregua i prerë sa i përket përfshirjes së politikës në këtë kërkesë të tyren ku tha se pranon ndihmën e opozitës por jo në protesta.

Kërkesat tona janë minimaliste, ne i kemi minimizuar kërkesat tona, ne s’i kemi për çështje rroge por për një kthesë të universiteteve. Më 5 tetor në orën 11, është protesta e dytë e profesoratit, do mbahet në formë forumi, ku do jenë intelektualë. Nëse nuk ka që në datë 6 tetor nuk ka fillim të ri të vitit akademik.(...) Kjo është kauza e pedagogëve dhe e shoqërisë dhe janë të ftua të gjithë. Kemi kërkesa apoltike ama pranojmë çdo ndihmë nga opozita, por në protesta jo! Është protestë e pedagogëve.

Kujtojmë se pas tre orësh diskutime, pedagogët nuk kanë arritur dakordësi me Ministren e Arsimit, Evis Kushi për rritjen e pagave. Pas protestës që organizuan pedagogët e Fakultetit të Shkencave, ministrja Kushi i priti më 23 shtator në një takim ku kanë diskutuar për të gjitha kërkesat e paraqitura. Në një deklaratë për mediat, pedagogët u shprehen se rritja që ata kërkojnë prej 180 euro, ministres Kushi i duket shumë e lartë.

Kërkesat e pedagogëve

  • -Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës (nuk është plotësuar)
  • -Rritja e financimit për kërkimin shkencor (nuk është plotësuar)
  • -Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’ (nuk është plotësuar)
  • -Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë (nuk është plotësuar)
  • -Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare (do shqyrtohet)
  • -Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit. (do shqyrtohet)
  • -Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare (do shqyrtohet)
  • -Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”. (do shqyrtohet)
  • -Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike. (është rënë dakord)

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Stafi universitetit: 16/10/2022 17:53

    Duhet rritje por edhe protesta , po ashtu seminare pas ores 17:00 pasi shume student punojne shites dhe jane 08:00-17:00 të punesuar pasi nuk paguhen nga shteti

    Përgjigju
  • Pedagogu: 16/10/2022 17:51

    Duhet bojkot pasi jo vetëm pedagoget por edhe studentet jane prek nga kriza ! Paga minimale pedagogut duhet 1500€ muaj ! Po ashtu studentet mbi 9 mestare të marrin 150€ në muaj pasi jane e ardhmja! Besoj që jo vetëm java e parë por dy jave do kete protesta massive

    Përgjigju
  • Matematika: 27/09/2022 20:22

    Kur flet per politike edhe Kovaçi qe vetem qen e mace mund ti kete te papilitizuar. ky vete familjarisht eshte aq palaqo dhe i korruptuar sa nuk ka ku shkon me, paçka se e kamuflon korrupsionin e tij me studentet. Plehre.

    Përgjigju
  • Shaqo: 27/09/2022 20:06

    Sa me shpejt aplikoni per hidraulik...te flini rehat.

    Përgjigju
  • Tahir tarfyci: 27/09/2022 20:03

    Sa gjynah lodhen shum te shkretet. Si more sua ngrejn rrogat ketyre fakirave?????? Gjynah skan asnje mundesi,sdi si I gjen fundi i muajit?????? Ben vaki edhe rrezik studentat e kan kaluat te gjith klasen edhe ska patur per te dhen asnje provim plotesues!!!!!!!!! Me dhimen shummmmmmm.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?