Berisha në protestë

Protestë kombëtare para selisë së PD-së?!

4 Janar 2022, 17:50| Përditesimi: 4 Janar 2022, 17:51

  • Share

Domethënë Berisha kërkon që problemin e tij personal me SHBA-në ta bëjë çështje kombëtare, që pushtimin e PD-së ta bëjë çështje kombëtare – kjo është tallja që ka menduar ish-kryeministri për vitin 2022 me demokratët. Ai me protestën në derën e PD-së tregon se nuk ka asnjë problem më shumë se sa të marrë selinë e të strehohet aty.

Nuk është vetëm çështja se do strehohet, por kërkon që e gjithë PD-ja të rreshtohet në betejën e tij personale, edhe pse e di që një kryetar me “Non grata” e kthen PD-në në një parti të shpërfillur, duke nisur nga çdo socialist që në replikë me Berishën vetëm do t’i kujtojë atij “Non gratën”.

Në këtë histori Rama është më i gëzuar, sepse një pushtim me dhunë i godinës e zbeh edhe më shumë PD-në në publik, si dhe relativizon shpalljet e tjera “Non grata” të politikanëve nga radhët e pushtetit.

Berishës në këtë moment i nevojitet vetëm dhuna, sepse në një debat serioz, në një debat të hapur, ai e di që rruga që ka ndjekur është vetëm halli i tij, është pafuqia e tij për t’u tërhequr, është dobësia e tij njerëzore që e sheh PD-në dhe demokratët si pronë e familjes së tij.

Në fakt, kushdo që e kritikon sot Bashën e di edhe vetë mirë, se gjëja më e gabuar e një kryetari është të mbajë në krahë një mit- kryetar, siç bëri Basha me Berishën.

Por pse kjo ndodhi vonë dhe pa iniciativën e Bashës, nuk do të thotë se largimi i Berishës është i padrejtë. Fatkeqësia e PD-së është se këtë largim duhej ta kish bërë vetë Berisha, përndryshe gjithçka ndodh në mënyrë të trishtueshme, siç po ndodh sot me Berishën, por me shumë kosto për PD-në.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • tom234: 04/01/2022 18:39

    Pdja ka qene gjithe kohen nen pushtetin e Berishes. Ai bente cdonte atje. Me e pakta ishte perjashtimi,sepse mund te kishe edhe fat me te keq. Fatmiresisht koha e tij mbaroi. Duhet te jemi te qete,sepse ska per te patur me vdekje,djegje,dhune,kercenime,shpellallira dhe nena me shami te zeze. Gjeja me e bukur? Largimi me turp dhe shkaterimi i kultit te njeriut qe i ka sjelle Shqiperise gjerat me te zeza ne historine e saj te 30 vjteve. Historikisht ka per tu kujtuar nga shumica(libra,shkrime dhe mendime) si njeriu qe i solli Shqiperise vetem lote.

    Përgjigju
  • gjergji: 04/01/2022 18:04

    Protesten kombetare te hajduteve e te trafikanteve e therret njeriu me i inkriminuar,me i korruptuat,me hajduti e vrasesi i kombit te vet i shpallun zyrtarisht nga DASH person "non grada" me akuza teper te renda per nje politikan Sali Berisha nUK MENDOJ SE DO KETE PJESMARRJE ME PERJASHTIM RRETHIT BESNIK TROPOJAN te punsuar ne qeverin qe ai drejtoj si ish bodigarde apo ish nenpunes te larte te policis se shtetit e te organeve drejtesis e patjeter politikan te papjekur ete degjeneruar e pa shtylle kurrizore

    Përgjigju
    • Hinglateri: 04/01/2022 18:36

      Te cohen naloket te shpetojme kriminelin Berish

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?