Jacob Chansley brenda në Kapitol

Bota

Protestuesi me shtizë e me kapele me brirë që hyri në Kapitol në SHBA, dënohet me mbi 3 vite burg

17 Nëntor 2021, 22:26| Përditesimi: 17 Nëntor 2021, 22:35

  • Share

Jacob Chansley, protestuesi që më 6 janar u pa tek hynte në Kapitol me një shtizë në dorë, me kapele prej gëzofi me brirë, me gjoks të zhveshur e me fytyrë të ngjyrosur me bojë, duke u bërë një nga figurat më të njohura në sulmit ndaj Kongresit, u dënua të mërkurën me 41 muaj burg.

Zoti Chansley, i cili u vetëdeklarua fajtor për një akuzë të rëndë atë të pengimit të një procedure zyrtare, ishte ndër protestuesit e parë që hynë në ndërtesë.

Megjithëse ai nuk akuzohet për dhunë, prokurorët thonë se zoti Chansley, një banor i Arizonës, ishte “fytyra publike e trazirave në Kapitolit”.

Para se të dënohej, zoti Chansley i tha gjykatësit Royce Lamberth se kishte bërë gabim që kishte hyrë në Kapitol dhe se e pranonte përgjegjësinë për veprimet e tij. Por ai tha se nuk ishte një kryengritës dhe se ishte i shqetësuar me mënyrën se si e kishin portretizuar mediat pas sulmit të dhunshëm në Kapitol.

Jacob Chansley ishte në mesin e 650 personave të akuzuar për sulmin ndaj Kapitolit, që detyroi ligjvënësit të fshiheshin, ndërsa ishin mbledhur të çertifikonin rezultatin e zgjedhjeve presidenciale që shpallte fitues demokratin Joe Biden. Më shumë se 120 të pandehur janë deklaruar fajtorë, kryesisht për akuza që parashikojnë një maksimum prej gjashtë muajsh burg./VOA

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 18/11/2021 04:00

    Gjithashtu duhet te shtoj qe prokuroret donin t'a benin shembull denimin e tij per te tjeret.Vete Chansley falenderoi gjykatesin qe e lejoi te hante ne paraburgim ushqim organik.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?