Protestuesit brenda parlamentit në Irak

Bota

Protestuesit hyjnë në parlamentin e Irakut, 125 të lënduar nga përplasja me forcat e sigurisë (FOTO)

30 Korrik 2022, 17:12| Përditesimi: 30 Korrik 2022, 17:16

  • Share

Qindra mbështetës të një kleriku shiit kanë hyrë në Parlamentin e Irakut të shtunën duke kundërshtuar përpjekjet për formimin e një qeverie të udhëhequr nga grupet që mbështeten nga Irani. Forcat e sigurisë në Irak përdorën gaz lotsjellës që të shpërndanin protestuesit pasi nisën përleshjet. Por protestuesit nuk u larguan dhe thanë se nuk do të shpërndaheshin derisa të merrnin përgjigje për kërkesat e tyre.

Teksa u rritën shifrat brenda parlamentit, policia u tërhoq. Të gjithë ligjvënësit ishin larguar nga salla. Në orët e vona të pasdites, Ministria e Shëndetësisë tha se rreth 125 persona ishin lënduar nga dhuna – 100 protestues dhe 25 anëtarë të forcave të sigurisë. Mijëra protestues, ndjekës të klerikut Muqtada al-Sadr, kanë përdorur litar për të rrëzuar barrikadat e betonit, të vendosura pranë ndërtesave qeveritare dhe ambasadave të huaja.

Ata i janë përgjigjur thirrjes së al-Sadr për të protestuar kundër formimit të qeverisë së re të udhëhequr nga aleanca Korniza e Koordinimit, që përbëhet nga parti shiite të mbështetura nga Irani.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?