Qeveria e Kosovës ka urdhëruar mbylljen e televizionit më të madh në vend, Klan Kosova, me arsyetime teknike, se kompania e biznesit që është bërë pronare e Klan Kosovës e ka biznesin e saj të regjistruar në Serbi.
Edhe pse televizioni është një subjekt tregtar i Kosovës dhe i sistemit të taksa tatimeve të saj, qeveria po përpiqet të sajojë një skenar në dukje me fabul nacionaliste, por realisht revanshiste kundër shtypit, me qëllim përfshirjen në një konflikt të ashpër me shumicën e shtypit të pavarur në Kosovë.
Albin Kurti e ka të nevojshëm këtë konflikt për disa arsye.
E para për shkak të skandaleve korruptive që i kanë ndodhur dhe që i ka zbuluar shtypi. Skandali i një dite më parë me Ministren e tij për pagesat e një malli që s'ka mbritur kurrë në Kosovë, tregon anën e errët të shpërdorimeve skandaloze në qeveri, ndërsa një muaj më parë shefja e grupit parlamentar të tij u dëgjua në audioincizime duke folur me radikalët serb në Kosovë duke bërë plane politike kundër veteranëve të UÇK.
Kjo mungesë mëshire e shtypit të lirë kundër Albin Kurtit e bën të nevojshme përfshirjen e tij në konflikt me shtypin, me qëllim që të relativizojë akuzat dhe t'i konsderojë ato si hakmarrje personale.
Bashkë me Klan Kosovën, qeveria ka paditur Berat Buzhalën për detyrime fiskale të diskutueshme për të cilat do të vendosë gjykata administrative, por që deputetët e Vetëvendosjes i bëjnë publike çdo ditë në facebook sikur të kishin një shtet privat.
Së dyti qeveria e ka të nevojshëm konfliktin me shtypin për të justifikuar skandalin e dështimit në veri.
Deri më sot qeveria e Albin Kurtit është përpjekur të justifikojë rezistencën kundër Perëndimit dhe tensionin në Veri ndërsa tani i duhet të justifikojë zbythjen nga Veriu dhe dorëzimin para presionit të Perëndimit.
E pafuqishme për të justifikuar me të njëjtat argumente dhe rezistencën dhe zbythjen, po përpiqet të krijojë konflikt me shtypin, me qëllim që debati të relativizohet.
Së fundmi qeverisë i duhet një konflikt me shtypin dhe për ta diferencuar atë sipas shkollës së vjetër të Titos kush është me qeverinë dhe kush kundër saj.
Me sa duket aty shumicën e ka kundër.
Të vetmit që po i dalin zot janë disa adhurues të tij nga Shqipëria që janë dhe të majtë dhe me Berishën dhe me Kurtin. Por ata më shumë i prishin punë në Kosovë se sa e ndihmojnë. Pasi ata nuk e duan Albin Kurtin për atë që bën në Kosovë. E duan se u mungon Albini i tyre në Shqipëri.
Ngjarje të tilla të rënda për qeverinë vënë në provë dhe integritetin e shtypit dhe Albin Kurti po e përdor këtë rast për të parë kë ka pas vetes në ditë të keqe, e kë jo. Është rasti i artë për të parë sa dëm i ka bërë lirisë në Kosovë.
Vazhdon perpjekja e Kristaq Rames,Vuqiqit dhe opozites ne Kosove per ta rrexue kryeministrin legjitim te republikes se Kosoves dhe por ta vendos ndonje palaqo qesharak dhe komik sikurse Ramushi a po ndonje lolo tjeter,e njejta strategji e Rames siq e ka asgjesue opoziten ne dam te vendit dhe demokracise ne nje kohe kuri flejne ne burgje dhe Dubai zavendes ministra dhe ministra..gazetar" si komesari Baze ,Frrok Qupi etj,jane vetem si mjete i parrezikshem,po u dhaje 20 euro do shkruajne poezi per Kurtin..
PërgjigjuAlbin Kurtit duhet fabula te justifikohet per shitjen e Kosoves ne Oher duke e motivuar me shtyrjen e doreheqjeve ne veri po masat e BE vetem sa do shtohen per kete qeveri te korruptuar
Përgjigju