PS, Hyseni: Brenda një viti ngrihen organet e reja të drejtësisë

26 Korrik 2018, 13:56| Përditesimi: 26 Korrik 2018, 14:08

  • Share

Partia Socialiste parashikon që brenda një viti të gjitha organet e reja të drejtësisë do të jenë ngritur dhe sistemi do të funksionojë normalisht.

Le t’i japin kohë kësaj reforme. Njerëzit kanë duruar me padrejtësi 27 vjet, jo më për një vit. Unë mendoj që maksimumi i durimit edhe një vit do të jetë. Institucionet e vettingut do të mbarojnë vettingun e listës prioritare. Në harkun e një viti kohor nga sot, institucionet e reja të drejtësisë do të jenë krijuar.

Alket Hyseni

Deputeti socialist ju bën thirrje qytetarëve që mendojnë se ju është bërë padrejtësi me gjyqet, të bashkëpunojnë me organet e vettingut si e vetmja mënyrë për të pasur shansin të rihapin dosjet e tyre. 

Vettingu nuk duhet të mjaftohet vetëm me nxjerrjen jashtë sistemit. Unë mendoj që për ato raste kur ka prova, dëshmi, për korrupsion, vetë institucionet e vettingut duhet të bëjnë kallëzim penal e të përcjellin në prokurori rastet.

Për të kaluar në një moment të dytë, siç është dhënia e një dënimi penal për këdo që ka shkelur ligjin, dënim i cili do të përdorej si element për të rifilluar çështjen gjyqësore për të gjitha ato raste ku ka prova të qarta se është devijuar vendimmarrja për shkak të korrupsionit.

Kjo shërben edhe si thirrje për të gjithë qytetarët: Ndihmoni procesin e vettingut me prova, fakte, informacione të sakta, dëshmitarë konkretë, duke çuar dokumente për rastet gjyqësore që ju është bërë drejtësi.

Bëjeni tani sa nuk është vonë, në mënyrë që t’i hapni mundësi vetes që të rihapni çështjet gjyqësore.

Alket Hyseni

A po i konsideron mazhoranca 7 kushtet e Lulzim Bashës?

Unë zotit Basha do t’i sugjeroja që me numrin 7 të bëjë kujdes sepse bën gjithnjë gafa. Opozita çdo ditë nxjerr pretekste të paqena për të bllokuar reformën.

Kushtet Basha t’i shumëzojë 7 me 7 e t’i dalin 42 sa i dalin përherë, por të vijë e të ulet me mazhorancën dhe me segmente të tjera të opozitës dhe të gjejmë zgjidhje teknike për të zgjidhur më shpejt disa problemeve të momentit, pasi më pas sistemi ka parashikuar zgjidhje vetvetiu pas një viti kur të ngrihen institucionet e reja. 

Alket Hyseni

Edhe pse parlamenti ka marrë pushimet, Hyseni i bën sërish thirrje opozitës të ulet në tryezën e diskutimeve. 

Presioni juaj si media dhe presioni i publikut duhet të shkojë tek ata aktorë politikë të cilët po e bllokojnë reformën. Duket qartë që nuk kanë vullnet.

Synimin e kanë tek bllokimi i reformës. Publiku të tregojë me gisht ata që janë penguesit realë të kësaj reforme, që shkaktojnë këtë ngërc të madh. Me presionin popullor ata do të vijnë të votojnë ato ligje që duhen. 

Alket Hyseni

Në këtë situatë të kontestuar, PS është e kënaqur që qëllimi i reformës për të pastruar pallatin e drejtësisë nga të korruptuarit, po arrihet.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • XXX: 26/07/2018 14:44

    Kur flet edhe per korrupsion dhe padrejtsi o flliqsin

    Përgjigju
  • Eni: 26/07/2018 14:26

    O Alket Hyseni.... Mos na jep ti mend per keto gjera. Rri ne heshtje me mire ca kohe qe te harrohen mashtrimet e tua me familjen Bua, qe i vodhe pronen me mijera hektare. Tipat si ty, Ardian Çela i OSHEE, Gjushi, Sadri Abazi, Fidel Ylli, Petrit Vasili, Mona, Penis Balliu, Salianji, Vokshi, lali Eri, Berisha, Rama, Basha, hajduti Balla e Ilir Beqaj, Tahiri, pisnezmenet Gaz Demi, Tom Koshi, hajdutet e Tatimeve te Doganave, Shendetesise,etj etj etj, jeni e keqja me e madhe e ketij vendi te kalbur e te pashprese. Jeni juve qe e zhvasni kete pseudo shtet nga te kater anet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?