Partia Socialiste, ndryshe nga zgjedhjet parlamentare ku kërkoi që timonin ta kishte e vetme, do të veprojë ndryshe në zgjedhjet lokale. Ajo do të krijojë sërish Aleancën për Shqipërinë Evropiane, pasi votat e partive të vogla kanë rëndësi specifike në garën e bashkive. Më shumë se sa për fitoren e kryetarit të bashkisë, partitë e vogla janë të nevojshme që e majta të ketë shumicën në këshillat bashkiakë, pa të cilat kryetarët e bashkive janë thuajse të paralizuar në funksionimin e tyre. Riaktivizimi i Aleancës për Shqipërinë Evropiane, sipas vendimit të Asamblesë së PS të siguruar nga Report TV, do të bëhet 4 takime, nga janari në prill. Takimi i parë do të mbahet në janar, një takim publik ku PS do të diskutojë me aleatët e saj jo parlamentarë ku do të diskutohet Kodi Zgjedhor, programi qeverisës dhe organizimi i përbashkët.
Takimi i dytë i PS dhe partive të vogla do të mbahet në shkurt për punën përgatitore për nënshkrimin e marrëveshjes e cila është parashikuar të nënshkruhet në 15 mars, që shënon dhe takimin e tretë të koalicionit. Gjatë muajit prill do të zhvillohen takime të përbashkëta konsultative në nivel qarku më faktorë të partive të vogla për përcaktimin e kandidatëve për këshillat bashkiakë.
Ndërkohë, paralelisht me punën me koalicionin PS ka një kalendar të përcaktuar për strukturimin brenda vetes. Një grup pune me 10 anëtarë i drejtuar nga Taulant Balla do të punojë deri në kongresin e 23 marsit për ndryshimet statusore. Ato parashikojnë transformimin e Forumit rinor të PS dhe atij të Gruas, jo si struktura ekskluzive të anëtarësisë, por si grupe interesi të regjistruara pranë partisë që bëhen pjesë e debatit pa qenë të detyruar të jenë pjesë e PS.
Ndërkohë, Asambleja e PS ka hartuar axhenda me afate specifike për strukturat elektorale vendore. Në nivel qarku, bashkie, njësie administrative dhe qendre votimi do të jenë të përcaktuara tre struktura: ajo e koordinatorit elektoral, atij digjital dhe për emigracionin. Me koordinimin digjital, çështje të cilën kryesocialisti Rama e ka prioritet parësor, synohet që nga kryetari i partisë tek anëtari apo mbështetësi më i largët i saj, të përcillen mesazhe e informacione përmes ëhatssup për një rrjetëzim më eficent të shpërndarjes së informacionit. Kjo piramidë me tre shtylla duhet të ngrihet brenda janarit.
Ndërkohë, emigracioni do të jetë i fokusuar në Greqi dhe Itali. Në dokumentin e Asamblesë thuhet se PS do të mundësojë edhe këto zgjedhje transportin e emigrantëve që do të shprehin vullnetin të votojnë. Brenda 27 shkurtit do të hapen zyrat elektorale në nivel bashkie, dhe po në shkurt duhet të përfundojë dhe analiza e listës së zgjedhësve ku të evidentohen votuesit potencialë të PS, të lëkundurit dhe ata që kanë votuar kundër PS. Nuk ka afate të parashikuara për publikimin e kandidatëve të PS-së për kryebashkiakë, por deri në 30 mars, PS do të grumbullojë nga baza propozime për këshilltarë bashkiakë.
( Kliko këtu ) për dokumentin e plotë të agjendës politike të PS
Ky eshte nje LAJM I MIRE SE TIMONIERI NUK DO TA DREJTOJE I VETEM DIKUSHI BRENDA MAKINES SE DIKTATORIT DO LUAJ MARRSHET DHE SHPRESLJME QE MAKINA E DIKTATORIT TE RREZOHET NE GREMINE
Përgjigjuper mendimin tim pd-ja e lulkes do ngelka vetem me mediun dhe nard ndoken.dash shehu sa te shohi sa raki do i ofroje edi do i beje naften lulkes duke thene per te miren e zhvillimit te vendit.duka do dali me vete deri sa edi ti ofroje ndonje tender e k***t e lsi-se do lepihen me edin por kan per te ngelur me shqupin.minoritaret me ne krye ate qe e kthen nga fryn era do presi deri ne fund pastaj perfundon me ps-ne.kush e ve me bast(per finta se na arrestojne) qe keshtu do ndodhi?
PërgjigjuPse per kaq e doje timonin ti?
Përgjigju