'Kanë dy vite që na thonë 'Lul Brava', Haklaj në 'Studio Live': Foltorja përfundoi tek brava e Edi Ramës

12 Prill, 17:42| Përditesimi: 12 Prill, 21:35

  • Share

Debati mbi mandatin e deputetes Olta Xhaçka vijon ende. Në ‘Studio Live’ në Report Tv, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Azgan Haklaj shprehet se mandati i saj është i papajtueshëm me kushtetutën, duke shtuar se mazhorancës po i shtohet skuadra në burg, sa nga qeveria sa nga bashkia.

‘Mandati i saj është i papajtueshëm. Ka marrë një status me dokumenta fallco. Është investitor strategjik. Në shkelje flagrante të ligjit. PS i bëri mbrojtje politike. Për të treguar se mazhoranca ka formë, për ta zvarritur që të shkojë deri në fund të mandatit. Kemi dy skuadra. Njëra skuadra e qeverisë, tjetra e bashkiakëve. Dy skuadra futbolli po shkojnë në burg. PS duket e tronditur rëndë. Është e pafalshme, ajo që ka ndodhur me bashkinë e Tiranës. Por më i rëndë është edhe teatri që bëhet nga ata që protestojnë tek bashkia Tiranë. Problemi që kanë këta e kanë me SPAK. Aq shumë po i tronditur SPAK sa bëjnë veprime të çoroditura. A e shihni zotin Meta? Kërkon një raport. Edhe fjalimi i zonjës Kryemadhi, kur tha se gratë bëhen mish për top për burrat.’, tha Haklaj.  

Juristja Sonila Velo tha se zonja Xhaçka duhej të kishte iniciativën vetë për ta çuar çështjen e mandatit të saj në Gjykatën Kushtetuese.

'Ajo tha që burri im nuk ka asnjë përfitim. Kemi vërtetë dy lloj investitorë. Edhe ai i asistuari është një lloj strategjiku. Një investitor i tillë përfiton terrene me pronësi shteti për t’i përdorur, për të ndërtua resortin e ëndrrave të tij. Zonja Xhaçka duhej të kishte iniciativë të lejonte Kuvendin të dërgonte mandatin e saj në Kushtetuese. Atje shkon nëse ankimohet', tha juristja.

Ndërkohë analisti Ben Andoni komentoi në lidhje Skype edhe zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike duke shprehur keqardhje që Rithemelimi si individ më të spikatur ka Gazment Bardhin.

'Nuk besoj se çfarë ka ti bëjë zotit Berisha. Bardhi do të jetë mëkëmbës tek PD dhe do të marri asete. Nuk arrin të kuptojë se lufta reale është ligjore ajo se ku do shkojë vula. Dhe kemi pjesën morale, që besoj se tek PD-ja që iu bashkua Bardhit mungon. Zoti Bardhi nuk mund të bënte strucin. Dhe me këtë pozicion që mban në parlament, në disa raste e vlerësoj. Por disa nisma duhet të kenë edhe moral. Pjesa që përfaqëson zotin Bardhi mungon. Më vjen keq që PD-ja e Rithemelimit, që individin më të spikatur që ka është zoti Bardhi', tha Andoni.

Haklaj përsërit akuzat për ‘trekëndëshin e Bermudës’, Berisha-Rama-Meta se bashkëpunimi i tyre po i vjen fundi.

'Dy vite e kusur na kanë sulmuar Lul Brava. Tani kanë përfunduar tek brava e Edi Ramës. Kthimi i Berishës është karshillëk ndaj SHBA, karshillëk ndaj SPAK. Kjo aleancë e çatisë e kullave është frymëmarrje provizore e autokracisë. Lufta imagjinare 6-mujore në parlament, lufta imagjinare në parlament ka mbaruar. Betejën kryesore e kanë për vulën. Vulën e ka PD-ja, kryetar është Lulzim Basha. Gjykata e Lartë e ka kthyer që Apeli të japë vendim. Kur të vijë ky moment do hapet ajo dosje dhe shikohet dokumentacioni me çfarë është firmosur', u shpreh Haklaj.

Nga ana tjetër, ai shton se Berisha duhet akuzuar edhe për ndotje akustike për fjalimet tek ballkoni.

'Për ndotje akustike Berisha mund të ketë akuzë tjetër? Sa kushton një ditë e zotit Berisha aty? Vëmendja mediatike. Është ballkoni i fundit anti-amerikan. Ka përpjekje për institucionalizimin e anti-amerikanizmit. Në vend që ti shprehim mirënjohje, i bëjmë karshillëk SHBA', theksoi Haklaj.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?