PS mbjell fidanë në vend të pankartave nga shpenzimet e fushatës, Rama letër kryebashkiakëve, edhe Spahiajt të Shkodrës: Pranoni donacionin tonë

8 Prill 2023, 15:14| Përditesimi: 8 Prill 2023, 18:09

  • Share

Pak ditë më parë Kryeministri Rama deklaroi një nismë të Partisë Socialiste, risi në politikën shqiptare, gjysma e parave të parashikuara për fushatën e 14 majit socialistët do t’i shpenzojnë për të mbjellë pemë. Dhe Rama nuk ka humbur kohë. Në pozicionin e kryetarit të Partisë Socialiste ai u ka dërguar një letër të gjithë kryetarëve aktualë të bashkive në vend, përfshirë të vetmin opozitar në pushtetin vendor, kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia, ku i kërkon që të bashkëpunojnë për të përcaktuar vendin se ku do të mbillen pemët.

Shqiptarja.com ka siguruar letrën e drejtuar Bardh Spahiajt, në të cilën thuhet se Partia Socialiste ka vendosur që një pjesë të buxhetit të saj elektoral, ta shpenzojë jo për materiale propagandistike për fushatën e 14 majit, po për t'i dhuruar peme bashkive të vendit tonë, duke ulur kështu sadopak ndotjen e fushatës zgjedhore dhe duke lënë pas për komunitetet sadopak oksigjen më shumë.

“Kësisoj, duke filluar nga data 11 prill. Partia Socialiste dëshiron të zhvillojë përveç aktiviteteve të tjera edhe mbjellje pemësh në territorin e bashkisë tuaj. Për sa më lart, duke shpresuar se ju do ta pranoni donacionin e Partisë Socialiste, ju lutem të na vini në dispozicion një kontakt pune, që të informohemi për pikat e mundshme të mbjelljeve, si edhe të sigurohemi për përgatitjen e nevojshme të truallit për t'u mbjellë”, thuhet në letrën e firmosur nga kryesocialisti Rama.

Teksa prezantoi për herë të parë nismën 5 ditë më parë Rama tha se gjysma e parave të fushatës së zgjedhjeve të 14 majit do të shkojë për mbjellje të fidanëve në mënyrë që ulet niveli i karbonit.

“Paratë e fushatës për regjira, podiume, mitingje, mikrofona e ndotje akustike do t’i vëmë në dispozicion të fidanëve. Mbase do ta marrin edhe vendet e Europës këtë model”, tha Rama teksa foli në Konventën Kombëtare të Turizmit. 

Letra e Ramës për kreun e Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mos: 09/04/2023 10:37

    Sa pemë mbjellë ti, 1000-fish herë pemë digjen e priten. Këto pemë mos i mbillni after vilave/komplekseve tuaja si po beni se është rezik zjarri nga ngrohja globale

    Përgjigju
  • Iris: 09/04/2023 02:32

    Dhenia e parave te fushates megjithese pak e nxituar dhe e parakohshme dhe besoj pa lejen e KQZ per peme, tregon nje fitore te sigurte ne zgjedhje dhe nuk ka si te ndodhe ndryshe me gjendjen e opozites.Le te shpresojme qe pemet dhuruar Shkodres,nuk do te kene fatin e pemes se mbjelle nga Hrushovi,thjesht pse i ka dhuruar PS!

    Përgjigju
  • Loni: 08/04/2023 19:35

    Jeni i duhuri per vendin tone

    Përgjigju
  • Roni: 08/04/2023 19:35

    Eshte nje nisme shume e mire

    Përgjigju
  • Sindi: 08/04/2023 18:17

    Nje vendim shume i mire ky,bravo qe investoni parat ne nje gje qe do kete nje ndikim pozitiv ne komunitet

    Përgjigju
  • Arla: 08/04/2023 18:16

    E keni treguar zoti kryeminister qe gjithmone e mbani fjalen e dhene

    Përgjigju
  • Miri: 08/04/2023 18:05

    Kaq te pangopur jane, saqe edhe leket qe shteti ua jep partive politike per zgjedhje, duan ti vjedhin. konkretisht PS, leket qe ka marre per fushate nga Celibashi, do tia jape ndonje oligarku prane qeverise per te blere peme. Sepse ato peme qe do mbillen nuk jane pa leke. Fushata do mbulohet me leke te biznesmeneve lokale, jo se nuk do hidhen leke.

    Përgjigju
  • Dori: 08/04/2023 18:04

    Problemi esht se Shkodra nuk ka me shkodran.Tani shkodran quajn veten ato qe kan zbrit nga malet dhe u kan mbyt qytetin e kultures duke e kthyer ne qytet te injorances.Shpresoj dhe uroj ket her te fitoj Beneti por zor se ja japin voten PS te zbriturit nga mali

    Përgjigju
    • Doda: 08/04/2023 22:18

      Edhe kryetari I Bashkise nuk eshte Shkodra por kuksiane

  • Erda: 08/04/2023 17:32

    E dime te gjithe qe fjalen qe jepni e mbani ,vazhdoni lideri Rama

    Përgjigju
  • Plepi: 08/04/2023 17:23

    Mbase mbillni dhe këtë timin në vend të fidanëve

    Përgjigju
    • Klodi: 08/04/2023 18:07

      Mos u fsheh pas tastieres o plep po thuaja ne sy...se e di dhe ti vet ku ta fut ate tendin Rama prandaj nuk ke by.h tja thuash dhe ben trimin nga tastiera

  • nari: 08/04/2023 16:48

    po sigurisht pasi ja mbyll gojen opozites, me polici tatimore, me gjobaxhinjte, me mediat e blera dhe me shantazhuesit mund te kerkosh edhe te mbjellin fidane e bar. E ke bere opoziten me fol me vete dhe nje llaf te thote ne klube ja nxjerr ne gazete, duke i etiketuar si tradhetare dhe spiune

    Përgjigju
    • O tej: 08/04/2023 17:18

      Per cil opozite flet per dpiune e non grata?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?