E shtuna e 9 prillit do të jetë një ditë e ngarkuar për kampin socialist. Faza e parë e Kongresit do të nis në orët e para të mëngjesit. Në pjesën e jashtme të Pallatit të Kongreseve, do vendosen disa tavolina të rrumbullakëta. Përfaqësues të PS, do të zhvillojnë takime me anëtarë e qytetarë kryesisht mbi problematikat aktuale, si p.sh kriza e çmimeve. Pjesë e tryezave përkatëse, do të jenë edhe ministrat sipas fushave.
Ky diskutim, që pritet të shtrihet ne disa sheshe kryesore, do të zgjasë rreth 3 orë, ndërsa më pas në orën 12, nis faza e dytë e punimeve e cila do të shënojë hapjen punimeve nga Damian Gjiknuri. Një pjesë të rëndësishme në kongres do ta marrë Këshillimi Kombëtar, rezultate e procesit dhe perspektiva e tyre
Për kapacitetet në radhët e PS do të flasë edhe Ditmir Bushati, ndërsa përfaqësimi i qytetarëve dhe përgjegjësit e mazhorancës do të jetë në fokus nga kreu i grupit parlamentar Taulant Balla. Pika kulmore e Kongresit do te jetë fjalimi i Edi Ramës, i cili më herët ka lajmëruar se të gjithë do të bëjnë autokritikë, ndonëse në mandatin e tretë. Flitet për ndryshime edhe në Qeveri, por kjo mbetet për tu parë gjatë procesit. Pas Ramës, do të bëhet prezantimi i paketës së ndryshimeve të statutit të Partisë. Sipas draftit, kongresi i 9 prillit do të shkarkojë 61 krerët e degëve në rrethe, dhe do të hapë procesin zgjedhor në parti nga data 1 Maj deri në 15 Qershor. Sipas ndryshimeve në statut kryetari i ri i degës do të përzgjidhet mes kandidatëve të propozuar nga Asambleja, me miratim të kryesisë. Ai do të ketë mandat 4 vjeçar, që ndërpritet kur jep dorëheqjen, kur shkarkohet nga kryesia për punë të dobët, kur humbet besimin e anëtarëve dhe kur humb zgjedhjet. Në draftin për ndryshimet në statut parashikohet edhe shtimi i sekretariat ekzekutiv të secilës degë, i cili do të jetë përgjegjës për çdo aspekt administrativ të partisë në nivel bashkie.
Zbardhet axhenda e punimeve të Kongresit të PS-së.
Agjenda
Kongresi i Partisë Socialiste nis punimet e tij në orën 9.30.
Në pjesën e parë do të jenë 5 panele që do të zgjasin nga ora 9.30-11.30:
-Rinia, Inovacioni, Fëmijët
Vendi: Kolonat mes Sheshit Italia dhe Sheshit Nënë Tereza
-Rajoni, Europa, Siguria
Vendi: Holli i Pallatit të Kongreseve
-Bujqësia dhe Siguria Ushqimore
Vendi: Sheshi Nënë Tereza
-Energjia, Mobiliteti, Mjedisi
Vendi: Sheshi Italia
-Shëndetësia dhe Mbrojtja Sociale
Location: Hapësira para hyrjes së Pallatit të Kongreseve
Pjesa e dytë nis në 12:00 - hapja e punimeve me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, mbi pjesën organizative dhe politike të PS
Këshillimi kombëtar – Paraqitje e rezultateve të procesit dhe objektivat. Elisa Spiropali.
Angazhimi në politikë – Hapja dhe fuqizimi i Partisë Socialiste. Ditmir Bushati.
Përfaqësimi i qytetarëve dhe përgjegjësitë e mazhorancës. Taulant Balla.
Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste z. Edi Rama.
B)Sesioni i punimeve formale -Çelja e pjesës organizative.
Statuti – Prezantimi i paketës së ndryshimeve në Statutin e PSSH-së. Blendi Klosi.
Digjitalizimi – Prezantim i platformës së re digjitale. Etjen Xhafaj
Diskutime – Hapje e diskutimeve të lira nga delegatët e Kongresit.
Mbyllja e punimeve të kongresit
Një ditë para Kongresit të Partisë Socialiste, që zhvillohet nesër në Pallatin e Kongreseve, Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në Vila 30 kabinetin qeveritar.
Persa kohe Rama mban ne pushtet Ahmetaj e Gjiknurin. Ta harroni se do merrni vota nga populli, kane merzi per rritjen e cmimeve, ku gjoja ke ul taksat. Harroje ke ngritur paga, po taksa ske ulur fare, ul ketu e rrit diku. Tatimet i ke fundosur, cfare te pret te japin taksa,kur shitjen jane zero si biznes i madh e i vogel. Kur ti kryeminister pret nga ndertimi lek per taksa, e ajo eshte ne fundosje nga rritja e cmimeve materialesh. Para buxheti nga arka shtetit e keni masakruar. Bashkite si Tr me e madhja, debil veliaj cfare ben taksa as Rama si ka, hiqni kamatat e ulni taksat te dy pushtetet se me keq e keni borxhin publik. Se populli shpirtin mund te japin se shendetin ia mori Covidi. Prandaj thirri mendjes Rama se populli sju do me as ty, por as opoziten. Ju te gjithe per 30 vite keni masakruar popullin me taksa, shendet,arsim e me e keqja keni shkaterruar sistemin hipotekor, ligjor te Shqiperise, qe cdo projekt i huaj investon per keto. Ju prap vidhni e shtremberoni per pislliqet e juaja pasuroheni ne kurriz te popullit qe nuk po sheh ne cep Europen, te thote erdhi drejtesia dhe gjeja te zoti shtepise.
Përgjigjuky kongres besoj do na sjelli lajme te mira pasi partia socjaliste gjithmon lufton per me te miren e vendit.kjo eshte partia vetme qe po shikon gabimet e veta dhe po mundohet ti rregulloj
PërgjigjuGrupi BYREKU qènka edhe mè i madh tek "socialistèt pèrtej sè majtès dhe sè djathtès" sesa grupi GJIZA i Saliut. Tè na rruajè krietari moj @anisa.
Gjithshka mes popullit dhe qeverise duhet te jete transparente , bravo per punen qe po beni ????
PërgjigjuKjo gje tregon qe qevaria edhe partia nuk nje as nje gje per vec drejtesis edhe trasparences ndaj popullit
PërgjigjuBYREK.
Po bejnë dicka te mire qe ka per ti sherbyer qytetarve
PërgjigjuBYREK. Njihen shpejt kèta. Call Center pèr komente pro partisè nè pushtet. Medet, na u katandis kaposhi njè thelè dhe Edi Belevrekja nè klloun byrekèsh.
Shpresoj qe ky kongres ta forcoj me shume partine socialiste????
PërgjigjuPatjetèr. Edhe pèr ty 4 byrekè. Si ma ke midenè mo xhan? Me pras nga Lushnja apo me kungull nga ato tè serave?
Perpara per ne mandatin e 4 jeni me te organizuar se kurre.
PërgjigjuTi, jo vetèm BYREKUN por edhe nja 3 qofte, ashtu siç bèhen nè Kinè, me mish leguanèsh.