PS me sytë nga aleatët, torba e të vegjëlve ka vetëm 250 mijë vota

7 Janar 2019, 15:08| Përditesimi: 7 Janar 2019, 15:21

  • Share

Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për të thirrur aleatët e saj jo parlamentarë për të riaktivizuar Aleancën për Shqipërinë Evropiane. Dy takime janë parashikuar të zhvillohen në janar dhe shkurt, ndërsa në 15 mars është paracaktuar nënshkrimi i marrëveshjes së re të PS-së me aleatët e vegjël.

Por ndryshe nga viti 2015, ku 37 parti ju bashkuan koalicionit të drejtuar nga PS, për qershorin e këtij viti duket se koalicioni i PS do të bëhet vetëm me parti jo parlamentare.

Në 2015, aleatët e Partisë Socialiste të gjitha së bashku morën vota më shumë se sa PS e vetme. Partitë e vogla grumbulluan 590 mijë vota, kundrejt 400 mijë të tillave që PS mori në logon e saj.

Por në koalicionin e ri, PS-së do t’i mungojnë 260 mijë votat e LSI-së, 60 mijë të PDIU-së dhe rreth 20 mijë të Nard Ndokës, të rreshtuar tashmë krah Bashës. Kur nuk dihet ende pozicionimi i PBDNJ-së së Dulet apo Social Demokratëve të Gjinushit që administrohen nga Tom Doshi, torba e votave të të vegjëlve është tkurrur.

Sipas përllogaritjeve, janë rreth 250 mijë vota që të vegjlit mbledhin për këshillat bashkiakë, diçka më shumë se sa gjysma e votave që merr PS.

Socialistët synojnë të shfrytëzojë përsëri të gjitha ato parti të vogla, të cilat në disa zona të caktuara kanë peshë specifike sidomos për shumicën e këshillave bashkiakë.

Në grumbullin e madh të partive që në 2015 nënshkruan përkrah Ramës, vetëm 8 parti morën më shumë se 10 mijë vota në rang kombëtar.

Partia me peshën kryesore është Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit me rreth 30 mijë vota, e ndjekur nga Partia Demokracia Sociale e Milos me 20 mijë vota. E treta është partia e Petro Kocit, PSV91 me 17 mijë vota, e ndjekur nga Partia Socialiste e Moderuar me 15 mijë vota. Me 12 mijë vota vijon Aleanca Arbnore Kombëtare e ndjekur nga përafërsisht 10 mijë vota Aleanca Demokratike, Partia e Gjelbër dhe Partia Unitetit Kombëtar.

Votat e partive parlamentare ASHE 2015

1.            Partia Socialiste e Shqipërisë 402.709

2.            Lëvizja Socialiste për Integrim 259.934

3.            Partia Drejtësi,Integrim dhe Unitet 59.701

4.            Partia Demokristiane e Shqipërisë 20.271

Vota të partive jo parlamentare ASHE në 2015

1.            Fryma e Re Demokratike   29.984

2.            Partia Demokracia Sociale 20.064

3.            Partia Socialiste e Vërtetë 91 17.465

4.            Partia Socialiste e Moderuar 15.355

5.            Aleanca Arbnore Kombëtare 12.647

6.            Aleanca Demokratike 11.392

7.            Partia e Gjelbër 10.221

8.            Partia Unitetit Kombëtar 10.078

Gjithsej koalicioni ASHE 991.609

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?