Shumica parlamentare po merr masa për t’iu përgjigjur një skenari të mundshëm të Presidentit Ilir Meta, i cili mund të kthejë për rishqyrtim buxhetin të shtetit për vitin 2021, lëvizje e cila do të rrezikonte shtyrjen e miratimit të buxhetit për vitin tjetër dhe të fuste ekonominë shqiptare në një hulli të rrezikshme.
Mazhoranca ka vendosur t’i paraprijë një dekreti të Metës për kthimin për rishqyrtim të buxhetit të shtetit, duke urdhëruar komisionet parlamentare që të përshpejtojnë me shqyrtimin e buxhetit, me qëllim për t’i dhënë kohë Kuvendit, për të ta miratuar për herë të dytë, gjithnjë nëse Meta e rikthen. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të datës 29 tetor, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka kërkuar që buxheti i shtetit të votohet brenda datës 3 dhjetor, duke propozuar një kalendarë të ri.
Në këtë rast, Meta ka 20 ditë kohë për ta miratuar, kthyer buxhetin ose kaluar në heshtje. Nëse Meta e kthen buxhetin në ditën e 20, përkon me datën 23 ose 24 dhjetor 2020, kohë e mjaftueshme për Kuvendin për ta rivotuar buxhetin brenda vitit.
“Duke pasur parasysh që procedurat vazhdojnë, si: zbardhja dhe çuarja në Presidencë, ku Presidenti ka një kohë jo të shkurtër, bën atë që mund të rrezikojë që buxheti të mos bëhet aktiv brenda vitit ose brenda dhjetorit. Kështu që, duke qenë se me festat e fundvitit mbyllet sesioni parlamentar, mund të na ndodhë që projektbuxheti të mbetet objekt shqyrtimi në fund në janarit. Kështu që kjo është arsyeja themelore që na bën ta rishikojmë, gjë që s’e parashikuam gjatë mbledhjes së parë të Konferencës së Kryetarëve”, tha Ruçi.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se shumica duhet t’i dalë përpara tentativës së Presidentit që mund të godasë ekonominë.
“Buxheti i shtetit për vitin 2021 duhet të jetë gati sa më shpejt, nisur edhe nga ky fakt ose kjo traditë e keqe që Presidenti i Republikës tashmë ka vendosur (kujtoj se është i vetmi President Republike që në këta 30 vjet ka shkelur mbi atë që nuk ka Presidenti të drejtë të kthejë buxhetin). Për t’i dalë përpara kësaj tentative që e fut edhe ekonominë e vendit në një spirale të rrezikshme, përveç shumë spiraleve të tjera që ka krijuar, mendoj se rivlerësimi nga ana e Komisionit të Ekonomisë në bashkëpunim me Shërbimin e Seancave të Kuvendit, për ta riparë axhendën bëhet i nevojshëm. Këtu dua t’i falënderoj kryetarët e komisioneve, të cilët kanë bërë një punë të shkëlqyer dhe i kanë bërë axhendat e tyre në një kuadër më intensiv pune! Unë shpreh dakodërsinë time me variantin e ri që është paraqitur”, tha Balla.
Kundër këtij propozimi është pozicionuar deputetja Rudina Hajdari.
“Unë nuk jam dakord me këtë propozim, sepse, së pari, është në kompetencën e Presidentit për të bërë kthimin e projektbuxhetit ose projektligjeve të tjera. Nga kjo unë nuk mendoj se ne duhet t’i hedhim të gjitha, duke e paragjykuar situatën dhe duke thënë se roli i Presidentit në këtë mes mund të na pengojë për buxhetin. Një gjë kaq të rëndësishme, që ndodh Kuvendin e Shqipërisë, siç është buxheti i përvitshëm, që prek çdo qytetar shqiptar, ne duhet ta shikojmë me vëmendje e me kujdes dhe duhet t’i japim të gjithë harkun kohor të mundshëm. Nuk mund ta kalojmë shpejt e shpejt, ashtu siç ka bërë edhe Kuvendi këtë vit”, ka theksuar zonja Hajdari.
Por, sipas Taulant Ballës
“buxheti i shtetit dhe përbërja e qeverisë janë dy votime, të cilat janë ekskluzivitet i maxhorancës. Ju lutem, mos merrni përsipër të interpretoni rastin e Presidentit të Republikës, lidhur me kthimin e buxhetit një vit më parë, një rast atipik dhe një precedent i rrezikshëm, të kishte ndonjë argument që të qëndronte. Kështu që, në këtë këndvështrim, unë besoj që në të mirë të këtij procesi, nuk ia vlen që askush prej nesh të marrë mbrojtjen e argumenteve të Presidentit të Republikës. Në fund të fundit, Konferenca e Kryetarëve është një organ kolegjial”.
Lidheni qenin president le te beje gam gam se m..in te ha.
PërgjigjuO ky Metmuti njesoj mbeti? Nesje eshte nga Skrapari koqekandari
PërgjigjuOme sufllaqexhi komentove