PS, nis fushatën e anëtarësimit
në Tiranë, Tahiri: Do e dyfishojmë

14 Prill 2012, 13:28| Përditesimi:

  • Share
TIRANE-Dega e Partisë Socialiste në Tiranë mbyll fazën e riorganizimit të strukturave të Partisë, dhe nis zyrtarisht fushatën e anëtarësimeve në kryeqytet. Kryetari i kësaj dege, Sajmir Tahiri beson se riorganizimi dhe anëtarësimet e reja do të sjellin dhe fitoren e zgjedhjeve të ardhme parlamentare në kryeqytet.

“Ne po punojmë që të fitojmë në çdo njësi të Tiranës me një rezultat spektakolar."- tha Tahiri duke shtuar se të gjitha strukturat janë të angazhuar për të dyfishuar anëtarësinë e Partisë Socialiste në Tiranë.

Do të ngrihen 11 pika anëtarësimesh në 11 Njësitë e Tiranës si dhe 2 pika të lëvizshme po për këtë qëllim. Përgjatë një muaji, zyrat e PS në çdo njësi do të jenë të hapura pa pushim, nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 9 të darkës .
 
Deputeti socialist ftoi të gjithë qytetarët të bashkohen me PS për të punuar e kontribuar “për të nxjerrë Shqipërinë nga gremina e rrënimit.”
Ai ftoi dhe sipërmarrësit, të cilët, sipas tij, u mashtruan nga premtimi i kryetarit i bashkisë, Lulzim Basha mashtroi sipërmarrësit kur u premtoi se do iu përgjysmonte taksat  “Sot taksat për sipërmarrësit e Tiranës i ka dyfishuar. Sepse ky është modeli i Sali Berishës, e pas tij, sigurisht i të gjithë të tjerve nën të. “- tha Tahiri.
Sipas kreut të degës PS fushata e anëtarësimeve në Tiranë është rruga jonë për t’u bërë bashkë me ata që nuk pranojnë rrënimin që ofron qeveria e Sali Berishës, por duan mundësi të reja për veten, familjen, Shqipërinë e shqiptarët. “Duke bërë një përmbledhje të punës Tahiri tha se për qëllimin e riorganizimit konsolidimit dhe modernizimit të strukturave të PS nga baza në qëndër, janë zhvilluar mbi 460 mbledhje, në çdo cep të Tiranës.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?