KQZ nuk plotëson 5 votat/ PS të hënën 15 padi në Kolegjin Zgjedhor për mandatet e këshilltarëve

13 Korrik 2019, 12:33| Përditesimi: 13 Korrik 2019, 12:41

  • Share

Të hënën Partia Socialiste do të depozitojë në Kolegjin Zgjedhor 15 padi për rezultatin e zgjedhjeve të 30 qershorit për këshillat bashkiakë. Socialistët do kërkojnë nga Kolegji zgjedhor shpërndarjen e mandateve edhe për 15 bashki të tjera.

Ditën e djeshme, u dërguan 4 padi në Kolegj, për bashkinë e Urës Vajgurore, Konispolit, Devollit dhe Kuçovës.  PS i kërkoi Kolegjit të shprehet, pasi KQZ nuk mundi t’i shpërndajë mandatet, në mungesë të shumicës absolute prej 5 votave, pasi kryetari i KQZ-së Klement Zguri ka votuar në çdo rast kundër pasi nuk e njeh proçesin dhe respekton dekretin e Presidentit.

Kjo do të thotë që do të jetë Kolegji Zgjedhor që do të certifikojë rezultatin e zgjedhjeve për këshilltarët bashkikë si në rastin e vitit 2011 në bashkinë e Tiranës. Kështu PS-ja do të dërgojë në Kolegj padi për të gjithë bashkitë për t'i certifikuar. Kujtojmë që kryetarët e rinj të bashkive nuk nisin dot detyrën pa u betuar në Këshillin Bashkiak.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Era: 13/07/2019 12:45

    Te shkarkohet kryetari KQZ nuk kryen detyren funkionale.. si breshkat ecin punet keshtu cdo njeri cdo tjetri...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?