Pse ambasadorja amerikane nuk e kupton dot, teatrin apo aktrimin tresh: Mona-Luli-Edi?

20 Maj 2020, 19:12| Përditesimi: 20 Maj 2020, 19:13

  • Share

Pse teatri u shemb në 17 Maj?

Mendoj që s’ka lidhje aspak me 3 vjetorin e dasmës Lul-Rama.

Teatri u rrafshua 3 ditë pasi ambasadorja amerikane Yuri Kim i kishte kërkuar zyrtarisht liderëve politik ndryshimin e Kodin Elektoral duke adoptuar sistemin danez dhe listat e hapura, jo sipas preferencës kryetarëve të partive.

3 liderët politik Rama-Basha-Kryemadhi u bashkuan më fort se kurrë me njëri-tjetrin dhe vendosën së bashku në 17 Maj ta fundosnin teatrin.

Nga fadromat e teatrit ata fituan jashtëzakonisht shumë të tre, për këto arsye:

– A e dini që së bashku PS-PD-LSI shkatërruan në 30 vjet 143 kinema, teatro, biblioteka dhe qendra kulturore në gjithë Shqipërinë?  Ato ishin 100% trashëgimi kulturore dhe aty u ndërtuan pallate me firmat e Berishës, Metës, Bashës, Nanos.

– A e dini që shembja e teatrit ishte amnistia ku përfitojnë pafajësi të gjithë këta që shkatërruan trashëgimin kulturore shqiptare dhe morën ryshfete për pallatet që u ndërtuan mbi ngrehinat e monumenteve kulturore?

– A ju kujtohet Kinostudio e filmave Shqipëria e re? E shkatërroi dhe privatizoi Sali Berisha me 1 euro meter2 dhe 100.00 metra katror ja dha oligarkëve. Pas saj shkriu gjithë kinematografinë shqiptare dhe sot nuk prodhohet asnjë film.

– A ju kujtohen: Kinema Partizani, Kinema, Republika, Kinema 17 Nëntori, Kinema Agimi, Kinema Dajti, Kinema Kombinati, Kinema Jubileu, etj? Të gjitha u rrafshuan dhe u bën biznese private.

– Po kinematë verore në çdo plazh ju kujtohen? Po dhjetëra qytete si Durrësi, Vlora, Fieri, Elbasani që mbetën pa kinema dhe teatro?

– A ju kujtohen bibliotekat dhe qendrat kulturore? Monika Kryemadhi i ka zyrat e LSI mbi njërën prej tyre. Dikur ajo ishte qendër kulture dhe teatër i lagjes 5 “Tirana e re”. Burri i saj që ishte kryeministër e firmosi rrafshimin dhe sot janë 10 pallate aty përfshi dhe zyrat e LSI.

– A ju kujtohet që pallati ku jeton sot Sali Berisha, dhe ku ka një kat në pronësi me familjen e tij, është ndërtuar mbi vilat 100 vjeçare që ishin monument kulture në rrugën e Elbasanit pas TVSH?

– A ju kujtohet që Berisha dhe Meta e hoqën teatrin nga lista e objekteve të trashëgimisë kulturore?

– A ju kujtohen protestat 3 vjeçare të Aleancës për teatrin? Ishin protesta me 10 deri 30 artistë por askush nuk i solli fadromat. Mund ta rrafshonin muaj dhe vite më parë.

– A ju kujtohet që kjo ndodhi pikërisht në ditën që Mona dhe Luli kishin dezhurnin dhe kërcënuan se duhet kalohej mbi trupin e tyre? E quani rastësi?

– A ju kujtohet që kur jepnin deklarata nuk kishin as 30 veta prapa, si në asnjë proteste tjetër?

– A ju kujtohet që Monika u tha artistëve largohuni se nuk vjen sot policia?

– A ju duket rastësi që vetëm një herë në jetë gruaja e presidentit kishte dal pa shofer, pas shoqërues dhe pas stafin e saj dhe ky ishte pikërisht momenti kur policia bëri sikur e “arrestoi”?

– A ju kujtohet që dje të gjithë deklaruan se largohen nga dialogu dhe reforma zgjedhore?

Të gjitha pikëpyetjet kanë një përgjigje:

“Në politikë s’ka dy herë rastësi”.

Ata përfituan së bashku nga fundosja e teatrit.

Aty mbyllën krimet, vjedhjet, korrupsionin 30 vjeçar të instaluar me sistem.

Me një gur vranë 10 zogj, mes tyre edhe ambasadoren amerikane e cila ka 3 ditë endet nëpër takime në zyrat e treshes mafioze.

Ajo e ka të vështirë ta kuptojë që ata të tre janë të gatshëm të shembin Shqipërinë, për të shmangur ndryshimin e sistemit dhe shpërbërjen e establishmentit.

Loja me teatrin ishte alibia për tu larguar nga dialogu dhe për t’iu shmangur ambasadores amerikane.

Kështu u mbyll kapitulli i Kodit Elektoral por dhe i Kodit të Mafies që bleu opozitën.

Protesta do vazhdojnë ose pas Bajramit ose pas plazhit.

Është axhenda tradicionale e liderit opozitar që e riboton çdo 17 Maj.

Kthjellohuni…… Ata janë bashkë

Komento

Komente

  • Arbeni: 22/05/2020 10:37

    Shume e sakte kreshnik ata jane te gjithe bashke,,hallin e kane tek listat e hapura,, dhe reforma ne drejtesi,,kam edhe dicka,,nuk paka patur opozita asnje informator ne radhet e policise per akdionin ne 4 te nates me duket e pamundur..

    Përgjigju
  • Jorgo: 22/05/2020 10:32

    Kot lodheni me keta nga te dy krahet e politikes nuk beheg asnje ndryshim rrenjesore.A e dini se kemi 30 vjet dhe raporti eksport import ngelet 20 perqind eksport 80 perqind import kjo tregon nje varferi te tejskajshme.

    Përgjigju
  • Doma: 21/05/2020 01:02

    Eshte e vertete ,,ata nuk duan listat e hapura prandaj donin rremuje,,,ja dhe nje fakt qe te tre partite e kane ditur se do prishej,,nuk ka asnje polic apo puntor qe para aksionit mund te merrte ne telefon pd ose lsi qe do shembim teatrin,,,..nuk ka mundesi qe ata nuk kane informatore ne polici...

    Përgjigju
  • Haha: 20/05/2020 23:44

    Ata ishin tre..,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?