Lulzim Basha është prototipi i politikanit, që të huajt e kanë qejf ta tregojnë si rezultat i arritjeve në kancelaritë e tyre. Me një buzëqeshja që nuk i ndahet nga fytyra, me një qëndrim të mirë në protokoll, Ai jo vetëm është një diskutues i mirë, por di të thotë si pakkush në Shqipëri gjërat që kërkon “I Huaji”. A ka rëndësi se pastaj nuk e mban fjalën? Asfare. Para tij, Nano, Berisha, Meta dhe Rama kanë bërë të njëjtën gjë, por përndryshe tij kanë drejtuar Ekzekutivin, që do të thotë se kanë marrë vendime mbi politike për interesa që të huajt kanë kërkuar dhe janë interesuar në vend.
Nëse do të shikosh inatin e “PD-së, Rithemelimit”, 30% të energjive janë kundër Ramës, kurse të gjithë bateritë janë të karikuara kundër tij. Berisha, sot, ka nxjerrë të gjithë arsenalin kundër delfinit të tij, me të cilin i dha dërrmën Eduart Selamit, Sokol Olldashit dhe një sërë emisarësh të PD-së, që nuk po e mbledhin ende veten nën partiza që nuk mbijetuan. LSI-ja, një parti fluger, që e ndjen interesin nga fryn era tashmë po i kujton se LSI e ka bërë kryetar bashkie në 2011 (!!).
Ministër në qeverisjen e suksesshme PD-LSI 2009-2013 (!!!), madje LSI i ofroi bashkëpunim pakushte deputetit Basha në opozitën 2017-2021, u shpreh Kryemadhi. Por, në një gjë ka harruar realisht se mënyra sesi ajo është shprehur pas zgjedhjeve dhe përcjelljen e fajit ndaj tij, nuk ka qenë ndihëse por thjesht përçarës të PD-së.
Lulzim Basha, që tashmë ka mbledhur dhe inatin e PS-së, pasi e ndjen veten të braktisur dhe pa asnjë opozitë, po kundërshtohet edhe nga socialistët. Gjithnjë e më shumë ata po “i kundërvihen” në nivele të larta, duke ia pohuar dhe mbështetur vendin e kryetarit të opozitës, edhe pse numrat e tij janë rrudhur frikshëm. Më mirë se kaq nuk ka ku të shkojë për Bashën, që pasi kaloi me metodat berishiane 8 Janarin, tashmë po punon për të tretin mandat të tij, që ta forcojë në krye të demokratëve, që nën tij, nuk është se ndihen vetëm viktima por edhe të pambrojtur. Koha e bëri armik edhe me Sali Berishën që në ditët e shtatorit 2021, kur shpalli largimin e tij, pa pyetur asnjë nga strukturat e partisë, e etiketonte si një aset të partisë, si njeriun e historisë etj, etj.
Në të gjithë këtë vorbull, me inaktivitetin e vet, ka ditur të marrë edhe angazhimin e SHBA-së, që na kanë treguar një lloj fleksibiliteti gati të paparashikueshëm. Berisha, ky burrë shteti pas 21 Janarit, që u artikulua prej ambasadorit amerikan të asaj kohe; si edhe modeli i Shqipërisë sesi funksiononte demokracia, që e artikuloi më 2012, Hillari Klinton; është kuptuar më së miri nga Basha, që është në çdo protokoll dhe e përdor SHBA-në si një kriter të së vërtetës demokratike të pacënueshëm. Kjo i ka bërë mbështetësit të shushaten pak, por më shumë të mos e kuptojnë fatin e këtij njeriu. Kurse vetë Basha ka kuptuar se në demokracinë shqiptare ecën ai, që nuk bën asgjë për demokracinë dhe di të mos thotë asgjë thelbësore. Ndaj, nuk ia kujton më “21 Janarin” Berishës dhe akuzat e tjera vrastare. Dhe, nuk është çudi që t’i mbetet pas pak vitesh edhe drejtimi i Ekzekutivit dhe të rehabilitohet nga vetë ata që e kundërshtojnë dhe e etiketojnë sot me lloj-lloj përcaktimesh fyese. Por dëmi do të jetë i pakrahasueshëm për vetë rritjen e demokracisë shqiptare dhe kahun që asaj i kërkon koha. Për fat të keq, ky është destini i pamerituar i tij, por që atje ku thirren ata që duhet të drejtojnë vendin tonë, mbesin njerëz si ai. Në këtë vorbull, ai është bashkë me Metën, Ramën dhe Berishën. I destinuar të mbijetojë edhe kur humbet apo e tollovit vendin, sepse veç të tjerave i fryn edhe era e SHBA-së, që askush nuk ia kupton dot me siguri drejtimin.