Pse Basha fshihet çdo 21 janar?

22 Janar 2021, 22:55| Përditesimi: 22 Janar 2021, 23:01

  • Share

Është bërë traditë, sa herë flitet për krimin e vrasjeve të 21 janarit, në ekran shfaqet Sali Berisha që mburret që ka vrarë dhe shpreh pendesën që nuk ka vrarë Edi Ramën, ndërsa Lulzim Basha zhduket nga ekranet dhe gjithë lajmet që kanë të bëjnë me 21 janarin.

Ai në të vërtetë është ministri i Brendshëm i 21 janarit, por mbi të gjitha ai është kandidat për kryeministër i shqiptarëve.

Të gjitha dëshmitë e njerëzve afër tij me 21 janar, përfshi dhe dëshmitë e ish- presidentit Bamir Topi, tregojnë se ai ka qenë tërësisht i pavendosur, i pasigurtë, i pavetëdijshëm, dhe mbi të gjitha i paaftë për të përballuar një situatë të tillë dramatike, ku u vranë demonstrues të paarmatosur dhe të parrezikshëm për rendin publik.

Kjo është një pikë e errët në profilin e tij si kandidat për kryeministër, e cila mund të pastrohet vetëm nëse ai flet për 21 janarin dhe bën një apologji për atë që ka ndodhur.

Por ai i shmanget kësaj historie.

Versioni  i pare, është që ai dhe Berisha kanë ndarë rolet, njëri duke marrë përsipër krimin dhe tjetëri duke bërë sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Kjo mund të funksiononte në një realitet tjetër, ku Basha dhe Berisha janë të pavarur nga njëri- tjetri. Problemi është se Berisha ka marrë përsipër dhe krimin e 21 janarit, dhe Bashën si kandidat për kryeministër, dhe kjo e bën edhe më të rëndë situatën.

Versioni tjetër që Basha e ka lënë vetëm Berishën në këtë histori, duke u distancuar në heshtje, do të ishte logjike, sikur Basha të fliste dhe ta dënonte 21 janarin.

Në fakt ai hesht duke dëgjuar se si e mbron shefi i tij 21 janarin, dhe kjo e bën atë një ushtar të një krimineli.

Versioni i tretë dhe më i besueshëm, është që Lulzim Basha nuk do as t’i heqë meritat e tij si vrasës më 21 janar përballë të vetëve, por as mos të flasë në publik për këtë, se e dëgjojnë të tjerët.

Në maj të vitit 2011, gazeta TemA botoi një kopertinë me fëmijët jetimë të 21 janarit dhe vajzën e Lulzim Bashës që ky po e çonte në Teatrin e Kukullave, në fushatë elektorale.

Një miku im që kishte raporte me Bashën, më kërkoi mos të botohej më ajo foto, se kishte gruan shtatzanë dhe ajo foto e bënte keq. M’u duk njerëzore dhe e shmangëm botimin e mëtejshëm të atij ballafaqimi makabër.

Dje pashë në ekran dy vajzat e Aleks Nikës, të cilat ishin rritur dhe tani e dinin se babai u ishte vrarë nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Dhe vajza e dytë e Luzim Bashës është rritur dhe ka moshën e krimit të babait të saj 10 vjeçar.

Drejtësia në këtë vend mund të vonojë apo dështojë, por dy vajzat e Aleks Nikës dhe dy vajzat e Lulzim Bashës janë të mjaftueshme për ta mbajtur gjallë krimin e pandëshkuar.

Ato mund të pajtohen dhe të bëhen të barabarta në këtë vend, kur i vetmi prind që është ende gjallë, Lulzim Basha, të rrëfehet për atë që ka ndodhur dhe të çlirohet nga pesha e krimit.

Fakti që fshihet çdo 21 janar, nuk i bën të lumtura as vajzat e tij, as ato të Aleksit. S’di a e bën atë!

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mala: 23/01/2021 09:22

    "I di Heta punet e veta", thuhet ne popull.

    Përgjigju
  • dulja: 23/01/2021 05:06

    ky eshte mostra qe kerkon te qeverise vendin me 26 prrill ,po mbesohet me ky

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?