Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Opinion

Pse Berisha do i puthë dorën që s’ja kafshon dot, Lulzim Bashës?

11 Shtator 2021, 18:59| Përditesimi: 11 Shtator 2021, 19:00

  • Share

Mes luftës dhe paqes, Berisha dhe Basha e kanë zgjedhur rrugën e tyre. Të dyve nuk ju intereson lufta dhe nuk mund ta mbajnë në shpatullat e tyre.

Lufta do i fundoste të dy.

Me vendimin e përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar fituan të gjithë.

Fituan amerikanët, fituan socialistët, fituan demokratët, fitoi Basha, por më shumë nga të gjithë fitoi Berisha.

Le t’i analizojmë pse fituan.

1- Fitoi Berisha:

– sepse hyri në Parlament dhe u bë deputet në kundërshtim me kërkesën e amerikanve

– sepse me një ndryshim karrige nga rreshti dytë, në rreshtin e pestë nuk ndryshoi asgjë në statusin politik

– sepse me një lëvizje “gjoja” jashtë grupit parlamentar, bëri “armëpushim” me amerikanët.

– sepse ai ka marrë rolin e viktimës dhe po e mëshirojnë të gjithë

– shpëtoi nga vendimi i Departamentit Amerikan të Thesarit për sekuestrimin e pasurive.

2- Fituan amerikanët:

– sepse rivendosën autoritetin përballë një vakumi që kishin krijuar në shoqërinë shqiptare

– sepse thyen një nga barrierat e forta anti-amerikane të projekteve të tyre në Shqipëri.

3- Fitoi Basha:

– sepse në të kundërt do shpallej non-grata nga SHBA

– sepse do i hapeshin dosjet e pastrimit të parave ruse në SHBA

– sepse amerikanët do e rrëzonin nga kryetar i PD.

4- Fitoi Partia Demokratike:

– sepse do izolohej nga Uashingtoni

– sepse do pezullohej nga partitë europiane

5- Fitoi Partia Socialiste:

– sepse ç’mitizoi dhe banalizoi në maksimum figurat e dy liderëve demokratë, që duken si dy të pandehur që kërkojnë mëshirë.

– sepse përçan totalisht opozitën

Për këto arsye mos shpresoni se do ketë luftë Basha-Berisha.

Ata janë shumë të kënaqur të gjithë me kaq pak.

Harrojeni që Berisha tē rikthehet kryetar i Partisë Demokratike, apo të kërkojë shkarkimin e Bashës.

Nuk është kohë lufte, por paqe për të dy.

Thjesht po aktrojnë një glorifikim mediatik, ndërkohë nën rrogoz kanë mbyllur negociatat për Amnisty.

Fundja Lul Basha ja kishte cituar edhe në telefonin e “pabesisë” minutën:

“Ky është vendimi i duhur për të shpëtuar familjen tënde Doktor nga arrestimi amerikanve”

Babai bën kot sikur është nxehur me të birin, sepse i ka mësuar gjithë huqet e tij.

Populli thotë: “Bëm baba, të të ngjaj”.

Komento

Komente

  • Turi: 12/09/2021 18:46

    Nuk na tregove ndonje gje te re. Ne fund te gjithe mortjet fitojne mbi kurrizin e ketij populli te shkrete.

    Përgjigju
  • Zhvillime historike: 12/09/2021 12:41

    1. SHBA-te fituan shume, duke bindur Bashen se duhet te distancohet nga Berisha. Dhe kete e arriten thjesht me nje takim me te derguarin e tyre, dhe me nje postim ne twitter ku u shpall non-grata. Pra fituan mjaft thjesht me nje investim kohor minimal. Mbi te gjitha, SHBA-te arriten shume lehte te thyejn mitin se Berisha eshte i paprekshem. 2. SHBA-te nuk e kane objektiv madhor rrenimin total te Berishes. Se sa rrezik perben Berisha per SHBA-te, kete nuk mund t'a vleresojm pa pare dosjen qe ata kane per doktorin. Por as nuk mund te pretendojm se ai perben ndonje rrezik shume te lart per ata, sepse po te ishte ashtu do e kishin eliminuar me kohe te pakten nga skena politike, per te mos thene me shume. Nuk ka asnje dyshim se CIA di shume gjera per politikanet shqiptar, nga Berisha deri te kryetaret e komunave me te parendesishme ne territorin tone. Imagjononi se sa regjistrime ambientale ose telefonike te Saliut, dhe per Saliun, ka CIA. Mund t'a shkaterrojn menjehere imazhin e tij po te deshirojn nje konfrontim te eger. Ata shume lehte mund t'a bejn Saliun te arratiset per azil ne ndonje vend te huaj si Gruevski, per te mos thene qe edhe rrugen per azil mund t'ja pamundesojn. 3. Berisha nuk ka fituar asgje ne kete mes. Hyrja ne parlament eshte nje fitore aq e paperfillshme sa qe s'ja vlen fare te permendet. Parlamenti ne raste te tilla do jete thjesht nje skene nga ku Berisha do mbaj fjalime qe do e demtojn me rende imazhin e tij. Te quash kete arritje fitore te Berishes eshte marrezi. 4. Analistet politik dhe gazetaret shqiptar - ata te cilet vendosin interesat e Shqiperise mbi gjithcka, dhe qe nuk jane vegel as e PD-se dhe as e ndonje shteti fqinj qe punon intensivisht kunder Shqiperise - duhet te mos i shmangen faktit me te rendesishem ne gjithe kete zhvillim politik: FITUESI KRYESOR NE DOBESIMIN E BERISHES NUK JANE AS SHBA-TE, AS RAMA, AS BASHA, POR KOMBI SHQIPTAR, SEPSE ESHTE PIKERISHT KOMBI SHQIPTAR AI QE KA QENE VIKTIMA KRYESORE E KEQ-QEVERISJES DHE E KRIMEVE TE BERISHES. Jemi ne, shqiptaret, qe perfunduam ne vella-vrasje, duke rrezikuar edhe lufte civile ne 1997-en dhe duke humbur mijera vllezer dhe motra, prinder dhe femij, si pasoj e keq-qeversjes se Berishes. Jemi ne, shqiptaret, qe humbem miliarda euro me firmat piramidale ne 1996. Jemi ne, shqiptaret te cileve na u rrenua sistemi i drejtesise (duke e mbushur me gjykates dhe prokurore qe len te lire vrasesit), na u rrenua sistemi arsimor (duke lejaur hapjen e universiteteve ku mund te blije diploma), na u rrenua akademia e shkencave, u rrenuan qindra ose mijra fabrika te trasheguara nga sistemi monist, dhe rrenimin e pothuajse cdo aspekti tjeter shteteror gjate qeverive Berisha. Jemi ne, kombi shqiptar, qe u turperuam historikisht duke i falur territor detar Greqise me marreveshjen famekeqe, dhe duke i shitur nafte Serbise kur Perendimi kishte vendosur embargo ndaj saj. U BEJ THIRRJE TE GJITHE GAZETAREVE DHE ANALISTEVE TE NDERSHEM TE MOS LEJOJN KUNDERSHTARET SHQIPFOLES TE LARGOJN VEMENDJEN NGA KETO FAKTE TE RENDESISHME NE DEBATE TELEVIZIVE APO NE ANALIZA TE SHKRUARA! Cdo perpjekje per te larguar vemendjen me brrockulla te llojit "SHBA-te po instalojn diktatur te Edi Rames duke goditur Berishen/PD-ne" jane kryekeput helm mendor per shoqerine shqiptare. Mos i lejoni pseudo-analistet shqipfoles te helmojn opinionin publik me taktika te tilla. E keni detyrim kombetar! Po perjetojm nje moment historik te kombit, dhe gazetaret me integritet dhe me vlera patriotike duhet medoemos te jene ne lartesine e duhur ne keto caste! Luftoni per Shqiptarine! Vendosuni ne anen e duhur te historise!

    Përgjigju
  • Beni: 11/09/2021 17:15

    Hm.Sipas asaj qe mendon Kreshniku,per mua,ka humb Amerika,qe nuk e çon deri ne fund,mos tu fuste ne parlament Sala,dhe ti merrej pasuria.Te tjerat jane lloqe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?