Pse Berisha e Meta po godasin SPAK pas aksionit?

12 Shkurt 2021, 20:44| Përditesimi: 12 Shkurt 2021, 20:46

  • Share

Sali Berisha ka qenë i pari që ka reaguar negativisht ndaj aksionit të SPAK, pas arrestimeve në Gjykatën e Krujës. Duke shmangur komentet konkrete për të, ai sulmoi SPAK dhe reformën në drejtësi, duke e konsideruar të dështuar, dhe si argument kishte një listë përfytyrimesh të tij, për Edi Ramën si të “dënuar” në Francë, Itali, Greqi, Zvicer dhe ndonjë shtet tjetër…

D.m.th mes të tjerash kishte bërë kujdes të ishte dhe jo serioz, me argumentet përse kishte “dështuar” reforma në drejtësi.

Por përtej Berishës, fryma e një reagimi negativ ndaj veprimeve të SPAK, ndjehej tek sikleti i Ilir Metës për ta komentuar drejtpërdrejtë ngjarjen, apo tek gazetarët rrotull opozitës që e relativizojnë goditjen e një trupe gjyqësore të korruptuar që ka bërë biznes me lirimin e të fortëve të Shqipërisë, të dënuar me burgime të përjetshme, që po lënë qelitë një nga një.

Qysh nga fillimi i punës, SPAK nuk ka qenë kurrë kaq në vëmendje politike, duke u mbështetur dhe duke u sulmuar për një operacion që është ndoshta më i pranuari nga pikëpamja profesionale që ka ndodhur deri më sot.

Dhe ka disa arsye.

E para, është politike dhe lidhet me dy armiqtë realë të reformës në drejtësi, Sali Berishën dhe Ilir Metën. Ata janë të shqetësuar pasi SPAK po funksionon dhe po godet atë brez gjyqtarësh e prokurorësh, tek të cilët ata mbështetën shpresat e rezistencës politike kundër reformës.

Kjo duket se e ka ngritur tensionin dhe ka detyruar Sali Berishën të shpërthejë kundër reformës, vetëm pse SPAK bëri një goditje të pakundërshtueshme nga askush.

Ai është i tmerruar nga krijimi i mitit të SPAK si autoritet që mund të godasë çdokënd. Ndaj vrapon ta thyejë këtë mit e të nisë përbaltjen.

Së dyti, të njëjtët personazhe janë të shqetësuar nga protaganizmi i Ambasadës së SHBA në këtë histori. Ambasadorja Kim bëri publike përgëzimet e saj për kreun e SPAK dhe kjo i ka shtuar dozat e sulmeve kundër SPAK nga të njëjtët aktorë.

Aq larg shkoi Berisha, sa i kërkoi ambasadores Kim të mos merret me Tom Doshin, se ai është në rregull, mjafton që ajo të mos ketë protagonizëm publik në këtë histori.

Të tjerët rrotull tij shkuan dhe më tutje, duke e quajtur deklaratën për Doshin, si një konfirmim të mandatit të tretë të Edi Ramës, pa nevojën e Doshit.

Dhe e gjitha bëhet që ta lidhin mbështetjen e ambasadores për SPAK, me mbështetjen e ambasadores për Edi Ramën.

Por krye-arsyeja e sulmit ndaj SPAK, mbetet koha kur ndodhi ngjarja.

Duke qenë fillim fushate elektorale, dhe duke qenë se goditja është një perceptim i fortë për luftën kundër korrupsionit si në drejtësi, ashtu dhe në mjekësi apo fusha të tjera, alarmi i Berishës e Metës është se njerëzit tani do fillojnë të shpresojnë që më në fund drejtësia do vendoset dhe ata nuk e penguan dot.

Kjo është sikur t’u ndodh gol në minutat e fundit, ndërkohë që kanë 5 vjet që po e shtyjnë me dhëmbë bllokimin e reformës dhe ngritjen e institucioneve të saj.

Fakti që ajo filloi të funksionojë, biles fort, është një shembull që mund çdo zotim të tyre për ta bllokuar. Dhe kjo I tremb edhe si politikanë, por dhe si subjekte të mundshme të saj.

Përfytyroni përshembull të kontrollohen shtëpitë  e tyre. As para xhepi s’do duken ato që dëgjojmë.

Komento

Komente

  • Orlando Pelivani: 14/02/2021 14:52

    Do duhet pak kohe dhe do rregullohen gjerat.Besim tek politika jone nuk kemi shume realisht.Po te ambasada Amerikane kemi?

    Përgjigju
  • O tej: 13/02/2021 18:36

    Meta e Berisha godasin SPAK se jane te dh*ere.

    Përgjigju
  • E verteta dhemb: 13/02/2021 09:01

    Ja fut kot o mero , sepse drejtesine te gjithe si sistem e ka berisha. Sepse ai qe ne fillim kur hyri ne politik u kujdes qe ta kishte ne dore te gjithe sistemin e drejtesis dhe femijet i diplomoje ne juridik e beri vajzen pedagoge ne fakultet, ka pasur historikisht shkollen e magjistratures ne kujdes per vehte , predidenca me perjashtim te rexhep mejdanit qe dhe ai i dyshimt na doli ka qene gjithmon i berishes dhe pse ky njeri maksimumi i mbeshtetjes se popullit ka qene 27% presidentin dhe pushtetin e ka marr gjithmon me force. Le te lodhet sa te doje amerika dhe be nuk ja heqen dot nga dora drejtesine berishes. Ai e sulmon reformen ne drejtesi te duket sekur e ka humbur betejen me nderkombetaret per reformen ne drejtesi por ai e fitoi ne te vertet dhe do ta ket gjer ne vdekje.

    Përgjigju
  • Like: 13/02/2021 05:16

    I paska hyre frika likes dhe plakut te matufjepsur se po i afrohet radha per ti futur ne biruce

    Përgjigju
  • Landi: 13/02/2021 02:07

    O MERO je bo krim bie Rames

    Përgjigju
  • Nardi: 12/02/2021 22:34

    Pirdh o mero pirdh.bashke me edvinin dhe kimin. Mbaroj korrupsioni tani.S do vjedhesh me as ti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?