Në më pak se një orë, pasi deklaroi nga “Foltorja” e Kurbinit se do të ishte në tribunë deri 95 vjeç, Zoti i dha një shenjë. Eskorta e Sali Berishës u përfshi në një aksident masiv banal, ku së paku tre makina u përplasën me njëra- tjerën.
Reagimi i parë i shtypit të familjes Berisha ishte paranojak. Sipas tyre, një veturë me targa të Kosovës kishte hyrë në drejtim të kundërt në autostradë për t’u përplasur me makinën e Sali Berishës, por e kishte shpëtuar eskorta.
Më pas vijuan njoftimet e modifikuara, që i referoheshin një prej truprojeve të tij në makinën e goditur, i cili thoshte se shoferi nga Kosova kishte hyrë kundravajtje. Kundravajtje dhe drejitm i kundërt nuk janë e njëjta gjë, por shtypi vazhdon t’i referohet fjalës kundravajtje, si ecje në drejtim të kundërt.
Më në fund hetimi dhe sqarimi zyrtar i policisë bënë me dije se një djalë 24- vjeçar nga Kosova ka ecur jashtë normave në korsinë e shpejtësisë, në të njëjtin drejtim me eskortën e Berishës, dhe është përplasur me të. Pra është një aksident banal, që mund t’i ndodhë kujtëdo, sidomos në Laç.
Po pse Berisha është i fiksuar kaq shumë nga paranoja se dikush do ta vrasë?
Së pari, më shumë se sa e dëshiron, e mendon realisht që atë dikush duhet ta vrasë. I kapluar nga paranoja e njeriut që ka plot gjynahe për të larë, ai mendon se vërtet dikush në këtë vend, e dëshiron vdekjen e tij.
Këtu nuk është se gabon shumë, pasi ka mijëra vetë që e duan të vdekur, por problemi është se të gjithëve atyre që u ka bërë keq, mendojnë se tani ndaj tij po vendoset drejtësia, duke filluar nga damkosja e përjetshme si hajdut familjarisht, dhe epitafi si minues i demokracisë dhe drejtësisë në vend. Çdo dënim tjetër, përfshi dhe vdekjen, është më i lehtë për të, se sa ky.
Së dyti, në kulmin e aksionit të tij shantazhues ndaj SHBA, për të dëshmuar që ka mbështetje popullore kundër SHBA, ai ka shumë dëshirë të zgjojë fantazinë tek trushpëlarët e vet, se dikush po mendon dhe për ta hequr qafe fizikisht. Kjo e viktimizon dhe e bën të duket një “Allende shqiptar”, që po vdes me automatik në dorë kundër “Juntës amerikane”. Pasi u sigurua se çdo gjë ishte banale, ai po ngulmonte pikërisht tek ky version.
Së treti, po përpiqet të shfaqë dhe një element heroizmi që i ka shpëtuar vdekjes, nga zotësia e eskortës. Kjo i duhet patjetër për të ilustruar dhe idenë e mbiheroit që fluturon mes vdekjes dhe ajo nuk e prek.
Është totalisht sjellja e një njeriu paranojak, që jeton me vdekjen natë e ditë. Me vdekjen e kundërshtarit, me vdekjen e atyre që ka përcjellë në atë botë duke vrarë apo urdhëruar vrasjen e tyre dhe natyrisht, dhe me vdekjen e tij.
Ajo që i ka ndodhur atij, duke u damkosur nga SHBA me një epitaf të gatshëm mbi pllakën e varrit, është ajo që e tremb më shumë.
Prej 19 majit 2021, Sali Berisha jeton me përfytyrimin e pllakës së varrit të tij dhe atë që do të shkruhet sipër saj. Por jo fizikisht mbi atë pllakë, por për atë që ai do hyjë në histori.
Dhe në fakt epitafi i varrit të tij është pikërisht fraza, “Minues i demokracisë, përvetësues i fondeve publike për shkak të pushtetit dhe minues i sistemit të drejtësisë”. Ky epitaf tashmë nuk është mbi një pllakë varri konkret, por në eter, në dosje, në libra, në gazeta, në portale, në ekrane televizionesh dhe nuk zhduket më. Nuk është një pllakë varri që mund ta thyesh e të shpëtosh. Është një frazë që ta hap varrin kudo që të shkosh e të fshihesh. Madje edhe në “Foltore”.
Ndaj Sali Berisha e ka kaq të fortë fiksimin me vdekjen dhe atë që ndodh përtej vdekjes me të. Është ky epitafi që vjen vërdallë nëpër botë dhe pret ditën e fundit të tij. Qoftë dhe moshën 95 vjeç. Sado që ta shtyjë, ai e pret, nuk ikën.
Mero,qysh do besh kur te vdese Saliu ?
PërgjigjuTe kall daten si ai per te cilin shkruhet dhe ai qe shkruan. Aq imoral jane.
Përgjigjuti dhe komunistet e shtypit do ta ndjeni bollen mren shum shpejt, besomeni. kemi nje popull te lodhur nga politika e mosndarjes
PërgjigjuPopulli e di kush eshte Bërisha mor mik. Puna eshte e Luldhimsit qe po na e shisni per amerikan. Per kete shkoni gjeni ndonje popull bananesh andej nga Amerika Latine.
PërgjigjuShkrim shume i sakte.-Njeriu qe jeton cdo monent me vdekjen e tij.
PërgjigjuBerisga eshte i kallun pa vdek.Qente e rruges kane me pshurr kur te qerohet nga kjo bote.
Përgjigju