Pse Berisha po teston ‘poshtërimin’ e PD?

28 Shkurt 2021, 19:18| Përditesimi: 28 Shkurt 2021, 19:20

  • Share

Në fillim poshtëroi Lulzim Bashën. Ishte koha kur ai shpalli me të madhe se do të ketë një “komision të pavarur” që do caktojë kriteret për deputet dhe do votojë listat e tyre, duke pasur parasysh disa kritere. Më i zëshmi i këtij Komisioni, Genc Ruli bëri dhe komente publike duke i sugjeruar Sali Berishës të mos kandidonte më.

Pas kësaj Berisha doli publikisht dhe tha se “do të njoftoj në kohën e duhur Lulzim Bashën se në cilin qark do kandidoj”.

Poshtërimi ishte i plotë. Nuk i merrte leje askujt, nuk pyeste për asnjë institucion që kishte ngritur PD për zgjedhjet dhe do kandidonte ku t’i donte qejfi.

Për atë, nuk ka rëndësi çfarë kosto ka marrë PD prej tij, që nga historia kriminale e korrupsionit familjar, e vajzës që është bërë me 250 apartamente për shkak të 27 metra trualli, e djalit që nuk di si të prishë paratë, duke bërë TV me pronarë anonimë, dhe vetë historitë e tij kriminale kundër shtetit shqiptar.

Pavarësisht kësaj, ai ka guximin të poshtërojë PD-në dhe të thotë do të njoftoj kryetarin formal se kur dhe ku do kandidoj. Do ishte tallje dhe më e madhe sikur të thoshte do njoftoj dhe Genc Rulin e Besnik Mustafajn.

Por nuk u mjaftua me kaq.

Ndërkohë që Lulzim Basha ka caktuar Grida Dumën si koordinatore të zonës Kavajë- Rrogozhinë, Sali Berisha cakton veten deputet aty. Edhe Grida është ngatërruar me fjalët e saj shpesh pa kuptim, me Sali Berishën, duke tentuar ta quajë thjesht një koleg deputet.

Pas kësaj desh u zhduk fare nga selia e PD, edhe pse në fillimet e saj, kishte mundur të hynte në selinë e PD, pas shumë vizitash tek zyra e Berishës, “duke lexuar” bashkë, Eseninin. Tani që ky e bëri fakt të kryer kandidimin në Kavajë, ajo duhet të lërë mënjanë disa orë punët e elektoratit për t’i lexuar sërisht Eseninin, Berishës, nëse do ta zbusë vërtet. Në të kundërt, ka për të dalë pa asnjë votë nga Kavaja, pasi një nga qëllimet e shkuarjes së tij atje është pikërisht kjo hakmarrje.

Por përtej inateve të tij primitive me njerëz të caktuar, arroganca me të cilën ai përpiqet të poshtërojë Partinë Demokratike, duke u sjellë si njeriu që nuk pyet për forumet e saj, as për rregullat formale të zgjedhjes, është pak më e thellë.

Frika që ai ndjen në horizont nga hetimet e SPAK për dhëndrin e tij, që përveçse një grabitës prone është dhe një gjobëvënës i fisit të tij në emër të pushtetit të Berishës, e bëjnë të domosdoshme për të, ruajtjen e autoritetit në PD dhe siguria që do ta ketë PD-në, një repart të gatshëm për ta mbrojtur politikisht.

Testet që ai bën duke e poshtëruar PD-në, duke injoruar rregullat e caktimit të deputetëve apo zonat që ndan kryetari formal, në fakt janë teste për të provuar nëse ka ndonjë shans që të rebelohet brenda PD kundër tij, apo jo.

Nevoja që Berisha do të ketë për PD-në pas disa muajsh do të jetë shumë e madhe, dhe ai thjesht po e teston duke e poshtëruar, për të parë kush do ngrejë zërin.

Dhe deri tani i ka funksionuar. Të gjithë e pranojnë poshtërimin e PD prej tij, si një e drejtë që i takon. Njësoj si e “drejta” e një tutori për prostitutën. Nuk bëjnë dot pa njëri tjetrin.

Komento

Komente

  • Goni: 28/02/2021 20:14

    Bravo mero,,fundi ishte perle fare...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?