Ndoshta mund të duket si një analizë provukuese, por në fakt nuk është kështu! Dikush ndoshta mund të thotë më të drejtë: pse i jemi borxh Kosovës? Po i jemi borxh për modelin e rezistencës që popullsia shqiptare e kësaj zone i ka bërë regjimit serb kundër asimilimit! Vetëm shqiptarët e Kosovës e din e mund ta na e thonë se çdo të thoshte të jetonin për thuajse një shekull nën regjimin serb duke ruajtur gjuhën shqipe, identitetin dhe krenarinë e të qenit shqiptar! Nëse ato nuk do të kishin qëndruar të pa tutur dhe të vendosur përballë represionit serb, sot do e kishim humbur për gjithmonë Kosovën dhe territorin e saj! Po ashtu, Kosovës i kemi borxh dashurinë pa cak që ato kanë shfaqur e dëshmuar në ditë të vështira e në vazhdimësi drejt Shqipërisë! Kosovës i kemi borxh edhe ardhjen e vazhdueshme për sezonin e verës në Shqipëri edhe pse nuk u i kemi siguruar as mundësinë për t'i trajtuar si miq e jo më si vëllezër!
Kosova dhe shqiptarët e Kosovës janë pjesë rëndësishme dhe e pandashme e identitetit tonë kombëtar! Serbët mbi bazën e propagandës shoviniste kanë krijuar mitin fals të Kosovës si zemra e Serbisë e ndërsa ne nuk kemi munduar as t'i japin rëndësinë historike që i takon! Mandje, aq shumë egoist jemi, sa nuk kemi marrë në konsideratë as dialektin e tyre si pasuri kombëtare të gjuhës zyrtare të Shqipërisë, por ju kemi imponuar në formë obliguese një version zyrtar të gjuhës shqipe që nuk ka as 20% të fjalorit të gjuhës së tyre! Sikur të mos mungonte kjo, Kosovës kohët e fundit po i hym në hak edhe në lidhje me të ardhmen e saj, sepse pranojmë të bëjmë filtrime politike pikërisht me ata që nuk e pranojnë Kosovën as si realitet gjeografik e historik shqiptar e as si realitet shtetëror.
Rezistenca e shqiptarëve në Kosovë kundër formave të asimilit e shtypjes janë epope dhe modele unikale në nivel botëror të një populli që kurrë nuk e lëshon lirinë duke paguar çdo çmim e ndoshta edhe vetë ekzistencën! Ne, në Shqipëri duhet të heqim dorë nga folklorizmat në lidhje me të ardhmen e Kosovës si shtet apo në lidhje me një të ardhme të përbashkët si Komb! Proceset unifikuese të një Komb janë të pa ndalshme dhe krejt të natyrshme, por duke të ketë edhe vullnet konkret për të forcuar bashkëpunimet që nga ata më të pa rëndësishme e deri tani ato finalet që mund t'i krahasojmë me dy Gjermanitë! Së pari dhe më kryesori është vullneti politik për të pasur një të ardhme të përbashkët me forma të ndryshme por me qëllimin final si një Komb! Së dyti, vullneti politik është rezultat i një klase politike të përgjegjshme dhe vizionare! Nuk mund të ketë sukses nëse ne kemi klasë politike të frymëzuar vetëm për mosmarrëveshje të brendshme, pa pasur vullnet për të lënë edhe për pak kohë menjëan meritë për tu fokusuar tek e ardhmja e përbashkët! Serbët, luftojnë çdo ditë e më çdo mënyrë për të tjetërsuar një territor si Kosova që e din se nuk është i tyre e ne në fakt nuk po bëjnë asgjë për të përfaqësuar vullnetin e një kombi të përbashkët, të vetëm dhe të pandarë!
Bashkimi i një Kombi nuk është vetëm proces gardhi, sepse edhe mes vëllezërve ka gardhe simbolike, por vullneti për të bashkëpunuar dhe për të vepruar si një trung i vetëm dhe i pandarë në sektorët më të rëndësishëm! Është momenti ta trajtojmë Kosovën me dinjitet dhe t'i jemi mirënjohës për rezistencën dhe sakrificat që ka bërë në një shekull kundër asimilimit dhe tjetërsimit kombëtar!