Pse duhet të hyjë në garë Basha? Më kë duhet të hyjë në garë Basha? Basha është zgjedhur nga të gjithë me votë, me mbi 80% duke përfshirë edhe ata që sot i ka kundër!
Bashës i është besuar një mandat i ri katër vjeçar që ka vetëm pak muaj që e ka filluar! Ka një të vërtetë të madhe se Bashën demokratët e zgjodhën pasi doli rezultati i zgjedhjeve dhe pasi u kuptua, se me të drejtë apo jo, PD do të ishte prapë në Opozitë! Kjo bën të bjerë miti se foltorja dhe e gjithë protesta është kundër Bashës se ai na qenka humbës!
Foltorja dhe të gjitha këta që sot janë kundër Bashës e filluan betejën pas datës 9 shtator të shpalljes "Non Grata" nga SHBA! Pra, kush ma gjen arsyen e vërtetë e të mirë arsyetuar se Basha duhet të hyjë në garë? Preteksti i humbjes nuk është! As preteksti i përjashtimit të personit Non Grata nuk mund të jetë! Së pari, Basha nuk bëri përjashtim, por pezulloi! Së dyti, personi i shpallur non grata, të paktën publikisht kishte thënë se beteja me SHBA ishte betejë e tij personale e thellësisht ligjore, sepse pretendonte dhe vazhdon të pretendoj se një vendim i tillë kundër tij është pa fakte e pa prova! Ai ka shkuar më të tej duke i sfiduar SHBA që të paraqesin qoftë edhe një fakt apo një provë të vetme kundër tij për pretendimet për korrupsion!
Nëse nuk do të kishim një person non grata a do të ishin ngritur kundër Bashës, këta që deri dje ishin servilet me të medhenjt të tij, që shumë prej në mënyrë të pamerituar si edhe për faj të Bashës u bënë përsëri deputet duke ulur ndjeshëm cilësinë e përfaqësimit të demokratëve, nuk do të donin e as nuk do të kishin kurajë të dilnin kundër tij! Aty kemi deputet që nëse garojnë vetëm përballë demokratëve nuk marrin as 100 vota! Kur u krijua "ushtria e vdekur" kundër Bashës? Ai filloi të krijohej me zgjedhjet në Kryesi e të forumeve të PD! Disa prej tyre në mënyrë të padrejtë, duke përdorur lidhjet e të kaluarës pretendonin përsëri të kishin poste të rëndësishme! Po ashtu Basha filloi të jap sinjale të qarta për ndryshime të rëndësishme e për rotacion elitash! Dalja në skenë e personit non grata, ju dha kurajë këtyre të ushtrisë së vdekur që të shpresonin në një ringjallje të pamerituar politike! Pra, nëse personi non grata nuk do të kishte ndërmarr lëvizjen e tij, të tjerët rreth tij do të ishin përsëri aty tek PD duke thënë: rroftë Lulzim Basha, lideri më i mirë i të gjitha kohërave!