Protesta e dhunshme para Kuvendit e banorëve të 'Astirit' të ndihmuar nga opozita

Pse keni kaq urrejtje dhe ndjenjë shkatërrimi

25 Nëntor 2018, 22:00| Përditesimi: 25 Nëntor 2018, 22:09

  • Share

Tek shikoja deputetin trimosh Ervin Salianji të shtynte gordonin e policëve në Gjykatën e Tiranës bashkë me ervinët e tjerë, gjëja e parë që më shkoi në mëndje ishte “ja nxitësit e dhunës dhe shkatërrimit”. Dhe në fakt të shikosh skenat dhe pamjet filmike live nga zona e Astirit, do të evidentosh qartazi stimuluesit, nxitësit e urrejtjes dhe dhunës, flakadanët e gomave dhe shkatërrimit, që kërkojnë me patjetër të ketë mes “protestuesve” dhe uniformave të shtetit përplasje fizike, apo edhe më keq akoma, siç ngjau tek Parlamenti.

Po pse kaq shumë urrejtje, nga buron kjo urrejtje e Ervinit dhe ervinëve të kësaj opozite, e cila veçse e tillë nuk është, nga e cila veçse aksione opozitariste nuk ka parë asnjë shqiptar të bëjë deri sot. Ajo u konfigurua dhe konsolidua si e tillë pas humbjes katastrofike të qershorit 2017, vetëm e vetëm për të krijuar anarshi, kaos, për të nxitur dhunën dhe urrejtje, për të yshtur drejt përplasjeve turmat e vockla me uniformat e shtetit.

Një opozitë e cila formëzohet dhe copëtohet çdo 2-3 muaj, një opozitë e cila sa zgjohet dhe sa ngryset mendon “sa goma do të digjen tek Astiri, sa banorë do të bllokojnë rrugët dhe makinat, sa do të përplasen me policinë” duke mos kursyer as fëmijët, natyrisht mund të ketë çdo emër tjetër, veçse parti opozitare jo. Një opozitë që nuk ndan nga vetja trekëndëshin “ofendo – dhuno -shkatërro” natyrisht nuk mund të afrojë dhe nxisë tjetër, veçse urrejtje klasore dhe shkatërrim. Gjuha e ashpër verbale dhe reagimet e dhunshme, mbeten tipari i atyre që më shumë se kurrë, duhej të jepnin tek shqiptarët por në veçanti tek ata banorë të Astriti, mesazhin e mirëkuptimit, dialogut, komunikimit qytetar dhe institucional, dhe jo nxitjes së tyre drejt shkeljeve ligjore dhe shkatërrimit.

Duket se edhe vendimi i celulës drejtuese të kësaj PD, për të nisur dhe zgjatur pa mbarim bojkotin e Parlamentit, e ka burimin tek mungesa e tolerancës dhe komunikimit që vetë ligjvënësit e saj kanë me institucionet ligjore të shtetit, apo edhe me faktorin ndërkombëtar. Por në fakt milionerët e kësaj opozite nuk kanë fare hallin e atyre që u prishen banesat, nuk e kanë fare hallin e atyre që policia arrestoi për dhunën dhe plagosjen e policëve, por gjetkë “fle lepuri”. Meraku i vetëm e tyre, i ervinëve dhe atyre që shqiptarët i panë për herë të parë si “deputetë” këto ditë të lexonin deklarata shtypi, është vota, është fushata që po afron, janë zgjedhjet e 30 qershorit 2019, duke menduar se “fitorja mund të vijë edhe nga Astiri”.

Unaza e madhe, ishte në fakt “molla e artë” e një opozite e cila kishte mbetur e zbrazët pas dështimit me videopërgjimet, duke menduar se “të gjitha bateritë tani duhen tek Astiri” me shpresën se diçka do të dalë prej andej. Dhe fillimi ishte afrimi dhe “përqafimi” me banorët hallexhinj, zbatimi i skenarit të “mbështetjes së tyre, dirigjimit të tyre, nxitjes së tyre”, duke qenë të ndërgjegjshëm se përdorimi politik dhe shkelja e ligjit nuk do tu sjellë asnjë përfitim elektoral.

Por të vetmit që nuk po e kuptojnë hilenë, se po përdoren veçse politikisht, janë pikërisht ata hallexhinj, që për herën e parë takuan dhe shikuan mes tyre milionerët e opozitës, “keqardhësit e përjetshëm ndaj popullit dhe shtresave në nevojë”. Hallexhinjtë e vërtetë akoma nuk e kanë kuptuar, se po përdoren politikisht haptazi për të përfituar kredo politike një grup pasanikësh, që sikur të ishin në pushtet sot, gjithsesi do të vepronin njëlloj , duke u prishur banesat që preken nga projekti i miratuar pa e zgjetur kaq shumë.

Fryrja dhe stërgjatja e qëllimshme e problemit të hallexhinjve realë tek Astiri nga interesaxhinjtë politikë të kësaj opozitës, (në fakt e një pjese të vogël të saj) mbetet shkaku i nxitjes së urrejtjes e përplasjeve me uniformat dhe institucionet ligjore të shtetit. Ata banorë nuk kanë nevojë për prijës politikë, për nxitje të urrejtjes, nxitje të veprimeve të dhunshme e shkatërrim, për skena ku deputeti shtyn dhe pështyn policin, por për mesazhe mirëkuptimi e tolerance, dhe zgjidhje ligjore të problemit, ndryshe misioni dhe skenari yt është përçarës dhe dashakeqës./Javanews/

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?