Pse Kryemadhi nuk mund ta përdorë tezën ‘antiestablishment’

13 Prill 2019, 17:04| Përditesimi: 13 Prill 2019, 17:08

  • Share

Ka një paradoks të madh që shkon deri në tallje me shqiptarët nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi çdo ditë që del në podiumin e partisë apo protestës dhe mban një fjalë.

Paradaksi ka të bëjë jo vetëm me faktin që aktet e saj politike (bashkë me PD) janë anti-demokratike ndërsa ajo e trajton si demokratike, por me narrativën e saj.

Monika Kryemadhi sa herë në publik dhe sulmon kundërshtarin politik Edi Rama, përpiqet të lërë përshtypjen në opinion publik sikur ajo vetë, ka ardhur dje në jetën politike shqiptare dhe jo që ka që në vitin 2000 që familjarisht janë në pushtet. LSI-a e drejtuar nga ajo dhe bashkëshorti sot president,  është partia që ka qëndruar në pushtetin qëndror (qeveri) më shumë se Rama që Kryemadhi sulmon sot. Nërkohë që kryeministri Rama po shkon drejt vitit të gjashtë që është në pushtetin qëndror, partia e familjes Kryemadhi-Meta pas krijimit të LSI-së kanë qenë në qeveri plot 8 vjet, që nga 2009-2017.

Por, pavarsisht kësaj, Kryemadhi në çdo daljen të sajën, shprehet se ‘duhet shporrur kjo klasë politike..’’, duke përjashtuar veten të cilën e vendos si luftëtaren e madhe anti-establishment.

Kjo strategji e Kryemadhit e cila ka qenë që nga themelimi i LSI-së kryetarja organizative e partisë ndërkohë që i shoqi ishte lideri, në fakt po i kthehet kundër, pasi sa herë ajo shfaqet si anti-establishment, po aq herë qytetarët në reagimet e tyre i rreshtojnë aktet që kanë shënjuar jetën politike të saj dhe Metës.

Sa herë Kryemadhi shfaqet si revolucionare anti-establishment, aq herë në mediat online publiku i kujton asaj videon e 7% të Ilir Metës, videon kur kandidati i LSI për Lezhën i fuste zarfin në xhep një familjari në këtë zonë, vilën në Lalz me 11 banjo ku edhe macja ka të sajën personale….

Thënë të gjitha këto, Kryemadhi nuk mund të flasë si e ardhur dje në politikën shqiptare, pasi kjo e bën atë qesharake në rastin më të mirë përballë shqiptarëve, duke nxjerr në pah edhe faktin që protestat nuk janë asgjë tjetër veçse dëshmi e etjes për pushtet, të cilin Kryemadhi e ka patur me bollëk duke qenë pjesë e establishmentit për mbi dykada.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?