Lulzim Basha i ruhet zgjedhjeve, i ka frikë ato, edhe sikur ta dijë se “fiton 100 per qind”, dhe kjo ndodh me të gjithë ata që vuajnë nga kompleksi i humbësit të përjetshëm. Kur garonte për kryetar bashkie përballë Edi Ramës, madje edhe kur Doktori manipuloi për “hatër” të Lulzimit procesin e numërimit të votave, ai sërish ishte në ankth, dhe jam i bindur se nuk e donte postin e pamerituar. Por duke kaluar vitet dhe duke u “pjekur” si kryetar partie në krye të një force politike që e ka në gjenezë manipulimin, ai vazhdimisht ka bashkëjetuar me frikën e zgjedhjeve. Lulzim Basha e di fare mirë, se qysh kur vuri këmbën në Partinë Demokratike dhe u bë i “pari” i KOP-it, ajo forcë politike kishte një të shkuar të errët dhe plot komplikacione lidhur me proceset zgjedhore, fushatat elektorale dhe njohjen e rezultatit. Por ja që fati e donte që ai të ishte “i përkëdheluri” i Doktorit, dhe pasi kapi poste të rëndësishme në qeverisjen e PD, shumë shpejt do të ishte favoriti kryesor për postin e rëndësishëm edhe të kryetarit të partisë.
Do të zëvëndësonte Sali Berishën, dhe kjo kërkonte mjaft angazhime dhe imponime të rreme, ndaj dhe duhej ti lejonte vehtes edhe “vese” të cilat deri në atë kohe, ndoshta nuk i kishte. Endërra e Doktorit për të bërë Lulzim Bashën (dhe asnjë tjetër) kryetar partie, kalonte nga labirinthe të errëta, ku zgjedhjet e lira, ishin fjalë e huaj për afro 3 dekada në Partinë Demokratike. Lulzim Basha u është ruajtur gjithmonë proceseve zgjedhore, dhe kjo për faktin sepse e ka parë gjithmonë vehten të paaftë të mbushë “rradaken” e demokratëve se ai “është më i miri”, por edhe të shqiptarëve se “ai është më i zoti”. Përballja me Edi Ramën, gjithmonë i është dukur Lulzimit por dhe Doktorit (pavarsisht se mundohet ta fshehë) si një “malore” e pamundur. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, edhe situata brënda Partisë Demokratike (qysh pas zgjedhjes së detyrueshme si kryetar partie) realisht është jo e favorshme për Lulzimin, për të besuar edhe ai vetveten se “ja vlen të futesh me zgjedhjet e reja me Ramën kryeministër”. Edhe përgjatë 4 viteve të mandatit të dytë qeverisës të Ramës, dhe të vetit si opozitarist, Lulzim Basha e ka patur gjithmonë bezdi, ti përmendje fjalën “zgjedhje”.
I dukej sikur do ti prishnin rehatinë, sikur do ti prishnin qetësinë e shumëkërkuar, madje i dukej sikur do ti humbiste të gjitha, edhe pse ishte i bindur se Doktorin do ta kishte gjithmonë në krah. Por ja që, edhe Doktori nuk është i përjetshëm në politikë, pasi ai nuk mund t’ja mbushë të gjitha “boshllëqet” njeriut që e zgjodhi me dorën e vet, si pasardhësin e përjetshëm. Dhe kjo duket tek pamundësia e Doktorit, për ti fshirë nga kujtesa e së shkuarës dhe së tashmes Lulzimit, frikën ndaj zgjedhjeve. Pothuajse në të gjitha fushatat elektorale të pas 2013, dhe ato brënda Partisë Demokratike, gjithmonë dukej “dora dhe zëri” i Doktorit, gjithmonë binte në sy “hija” e tij, e cila mbronte dhe mbulonte gjithmonë boshllëkun dhe “hijen” e dobët të Lulzimit. Edhe në 25 Prill 2021, sërish do të jetë “hija” e Doktorit, edhe pse e zbehtë por sërish do të jetë aty, ku nuk zë vend fjala e Lulzimit, aty ku nuk dëgjohet zëri dhe premtimi i tij, si shërbesa e rradhës ndaj njeriut që i ka fobi zgjedhjet e lira. Edhe pse Doktori i ka “ngritur mëndjen” duke e shpallur 1 vit para zgjedhjeve si “kryeministrin e ri”, Lulzim Basha ka vendosur të mbetet në llogoren e tij, edhe pse ka nisur të “zbërthejë” programin e partisë tek viziton ndonjë biznes privat. Ai nuk mund t’ja falë vehtes dështimin si kryetar bashkie, ndaj nuk mund të bëhet sërish lojtari Doktorit, edhe kur ai e kërkon të eksperimentojë për të “fituar” zgjedhjet përballë një Edi Rama, që sot më shumë se kurrë, është e pamundur ta largosh nga pushteti me votë.
Zoteri , Ajazi do te thot ; Pse zoteri Basha i ka frike zgjedhiet e kontrolluara ?!. Sigurisht zoteri Ajazi , nga zgjedhiet ne shqiperi , kane -tashme- frike edhe guret e rruges , jo vetem njerezit . Nuk e kuptoj c'eshte kjo megalomani , nga ju per ta bere te zezen te bardhe , pra, per ta mbajtur gjendien e nder -te gjer tanishme - te zgjedhieve , pa ndryshimet e domosdoshme . Nukse e kemi hall se kush trimerohet e kush frigohet nga zgjedhiet e tipit qe ju me fanatizem i mbroni , por c'eshtia eshte , perse ju dhe te tjere si ju , i beni jehone se keqes . Ne shkrimet tuaj duket mllefi -per nje politike te caktuar-- dhe vleresime ne hava per nje politike tjeter , qe per vet faktet eshte e pa arrir , per arritiet e dobeta ne ekonomi : Punetore pa pune , dhe pensionist me pensione qesharake . Si duket , ju zoteri , dhe te tjere si ju , jeni plotesisht te kenaqur me kete gjendie te veshtire te popullit , qe ju i shisni shkrimet tuaja bajate , dhe per cudi ata jua blejne !. Atehere ; ose populli eshte tolerant ndaj jush , me shpresen se do te kuptoni e reflektoni , ose nga veshtiresite , popullin e ka mbitur naiviteti .
PërgjigjuPo Lulushi edhe cicin e ben ne pelena ai akoma fle me mamane
Përgjigju