TIRANË- Ky është një rregull që funksionon që në kohën kur Fatos Nano ishte kryeministër: në retorikën kolektive, për t’u quajtur e pavarur një media duhet të sulmonte kryeministrin socialist. Kur një media guxonte të kritikonte Partinë Demokratike, ishte “e kapur” dhe “e korruptuar”. Në të vërtetë, kjo histori kishte filluar qysh në 1992 me ardhjen e Sali Berishës në pushtet, kur nisi të etiketojë si “komunistë” të gjithë mediat që nuk pranonin t’i bënin propagandë, ndërsa gazetërë të “lirë” vetëm zëdhënësit e tij. Vitet kanë kaluar, e tashmë edhe dekada, por mentaliteti në shtëpinë “demokratike” nuk ka ndryshuar: mjafton të kritikosh ish-qeveritarët e PD-së për t’u etiketuar si “të kapur” ose “të korruptuar”, ndërsa për të qenë një media e lirë dhe e pavarur mjafton të sulmosh Edi Ramën.
Ky klasifikim qesharak ndaj të cilit përshtaten të vetëkënaqur edhe qindra analistë, u ripa në këto ditë, pas denoncimit në Report TV me prova dhe dokumenta siç nuk ka ndodhur kurrë më parë, afera e privatizimit të Kompleksit Sportiv Partizani. Një investigim që tregon të gjitha pikat e errëta të një ngjarje në të cilën të gjithë strukturat e Shtetit nën urdhërat e Sali Berishës punuan për pesë vite vetëm për t’i dorëzuar dhëndrrit të tij Jamarbër Malltezi dhe një grupi ish-pronarësh nga ai të përfaqësuar, 26.000 metra katrorë terrene që i përkisnin kompleksit sportiv ushtarak. Një aferë ndaj të cilës po heton sot edhe Spak. Po për çudi, asnjë nga “mediat e pavarura”, të gatshme të publikojnë me shpejtësi sikur të ishin skandale të verifikuara skandalet e shpikura nga doktori dixhital, nuk u interesuan për këtë histori. Me përjashtim të rasteve të rralla, as gazetarët që hetojnë duke marrë sms ndërsa janë në sallone televizive, nuk guxuan ta komentojnë këtë histori, as qoftë edhe për ta kritikuar apo përgënjeshtruar.
Kjo heshtje nuk është befasuese, pasi duke qenë të gjitha media të (pa)varura, ligji i tyre është se NUK DUHET të qëllojnë Sali Berishën dhe as ish-qeveritarët e PD-së, shumë prej të cilëve të përfshirë me duar e këmbë në këtë investigim. Ajo që të befason është numri i madh i tyre. Pasi dëgjon dhe lexon se Edi Rama dhe qeveria e tij kontrollonte “të gjithë mediat”, konstatojmë se mediat e (pa) varura përbëjnë shumicën e madhe, deri 95 % dhe vetëm 5 % “të kapura” kanë kurajon të publikojnë investigimin ndaj Doktorit. Këto janë përqindje prej shteti bullgar, në të kundërt. E pra, rrofshin gazetarët e (pa) varur dhe leksionet e tyre me moral profesional. Rroftë edhe Lulzim Basha që ja beson shpresat e integrimit në Bashkimin Europian kryeministrit slloven Janez Jansa, i sapoakuzuar nga Brukseli se ka nisur një fushatë të dhunshme kundër lirisë së shtypit në vendin e tij. Natyrisht edhe këtë gjë, media e (pa) varur nuk e raporton.
Pse media (e pa)varur nuk denocon asnjëherë skandalet e familjes së Sali Berishës?
Kjo heshtje nuk është befasuese, pasi duke qenë të gjitha media të (pa)varura, ligji i tyre është se NUK DUHET të qëllojnë Sali Berishën dhe as ish-qeveritarët e PD-së, shumë prej të cilëve të përfshirë me duar e këmbë në këtë investigim.
Se jane te gjithe ushtare te SB. Dhe shume ta ashtuquajtur analiste paguhen me leket e tyre, qe na i kane vjedhur ne ne fakt
PërgjigjuJu jeni nje nder mediat e Varura nga qeveria pse nuk kryet hetimin para disa muajve por tani 1 muaj para zgjedhjeve ?
PërgjigjuMedia eshte e zene me skandalet e Rames ndaj ska patur kohe. Shyqyr qe jeni juve dhe qe po marrim vesh skandalet e Berishes, se nuk i dinim.
PërgjigjuJo jam me demokratet e ps sic jane Ruci & co ish hetuesa e sigurimsa
Prandaj ngaqe I Duke skandalet e birishes do e votoke.ja Ben muumuu qe je me komunistet e pd ahahah