Meta dhe Berisha

Pse nuk do të ketë fushatë për 14 Majin

11 Prill 2023, 12:57| Përditesimi: 11 Prill 2023, 12:58

  • Share

Të vetmit që kanë mbi 2 muaj, që “rrani ujin në havan”, premtojnë dhe akuzojnë krahun kundërshtar për zgjedhjet  e 14 Majit, janë kandidatët dhe kreu i Foltores Sali Berisha. Duke dalë  qytet më qytet me kandidatët e “primareve”, duke shpalosur një thes me premtime falas (të padëgjuara më parë), duke tentuar të nxisin dhe bindin njëherazi mbështetësit e tyre se “kësaj here ne fitojmë në 90 per qind të bashkive”, Berisha po kryen një tjetër mision ndaj vehtes.

Ai po teston sa e mbështesin me votë realisht, dhe asgjë tjetër. Atij nuk i intereson as fitorja dhe as fushata. Kjo për faktin sepse, kandidatët e tij as nuk dinë dhe as nuk duan të bëjnë fushatë. Por ç’fushatë mund të bëjnë ata në Tiranë, Elbasan, Korçë, Vlorë, Dibër, Berat, e Fier, kur realiteti flet më shumë se fjalimet e çdo kandidati. Qytetat tona janë ndërtuar nga e para. Rrugët, lulishtet, parqet, ujësjellësat, kopështet dhe shkollat, konviktet dhe qendrat sociale, janë rinovuar ose ndërtuara nga e para. Biznesi ka nisur të lulëzojë, duke hapur mbi 70 per qind vende të reja pune në krahasim me vitin e kaluar.

Në sezonin 35 ditor, nuk do të ketë fushatë elektorale. Këto zgjedhje nuk kanë nevojë për reklama, fjalime, premtime. Kryetarët e bashkive, janë të kodogjendur, në lagjet e qyteteve dhe rrugët e fshatrave, në investimet e nisura dhe punët e tjera publike, dhe nuk ja kanë “ngenë” as provokimeve, as premtimeve dhe akuzave pa bazë që lëshon Berisha dhe kandidatët e Foltores.

Dalja e ish-liderit në qytetet e vendit, prezantimi i kandidatëve të tij si  “garues të opozitës” përballë atyre që e nisin ditën me frontet e punës dhe e mbyllin me përfundimin e ndonjë investimi, duket më tepër si tallje që Berisha u bën njerzve të tij. Ish-lideri e di fare mirë se, nuk mund të fitojë kurrë përballë Veliajt, Llatjes, Sakos, Filos, Sefës, Subashit, ashtu siç nuk mund të fitojë me shumë gjasë edhe në Shkodër apo Kukës dhe Tropojë.

Por pavarsisht kësaj, ai ka vendosur ti “djegë” ca emra dhe ca figura që duhej të largoheshin nga partia, para se vula të merrte vendimin e duhur ligjor nga gjykata. Sot Berisha, nuk ka besim tek asnjë prej atyre që ka rrethe vehtes, as tek ata që i zgjodhi “kandidatë të primareve”. Ai po rreket të rikthejë edhe njëherë partinë në “hullitë” e dikurshë” e dikurshëm, dhe të mbledhë rreth vehtes gjithë të larguarit e Bashës, gardën e vjetër të PD. Fushata e 14 Majit, është thjesht një spektakël sportiv i ish-liderit.

Mjafton të shikosh mitingjet e fundit të prezantimit të kandidatëve nga Tropoja në Durrës dhe Elbasan, dhe të bindesh se Berisha nuk e ka seriozisht gjithçka flet dhe premton. Të vetmet  fjali që e bindin Berishën se zënë vend në takimet e tij, janë akuzat ndaj qeverisjes Rama, por edhe ato tanimë janë bërë qesharake. Kjo për faktin sepse ato  akuza sipas tij, “gjithmonë do të mbajnë të lidhur fort pas partisë mbështetësit edhe kur të shpallet nga KQZ-ja humbja e madhe e 14 Majit”.

Pikërisht ky është skenari që ka kohë që pergatit ish-lideri, terrenin e  duhur post-humbjes së zgjedhjeve për kryetarët e bashkive, dhe jo “meraku i fitores”….

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dhimokrati: 11/04/2023 19:08

    Berisha e ka hanger tollumin!

    Përgjigju
  • Feriti elbasan: 11/04/2023 14:18

    Nuk besoj se fiton luci ne elbasan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?